• |
ide | kryesore

Gjyqi Becchetti/ Makinat e Tiranës mbushen me gjoba ‘milionëshe’ (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Qindra makina në Tiranë sot janë mbushur “fletë-gjoba”. Në këto fletë që kanë logon e kryeministrisë shkruhet se nuk duhet të harrojmë të kursejmë këtë muaj për të paguar biznesmentin italian Francesco Becchetti 110 milionë euro. Në fund duket firma e Edi Ramës.


Opozita nuk kishte si ta humbiste rastin për të goditur Edi Ramën për gjobën 110 milionë euroshe që mori Shqipëria për mbylljen arbitrare të televizionit italian, Agon Channel 6 vite më parë.


Këtij rasti skandaloz të shpërdorimit të parave të shqiptarëve si pasojë e një veprimi, në rastin më të mirë, të pamatur të kryeministrit, opozita po i bën jehonë në të gjitha format, përfshi dhe këtë të sotmen me fletushka nëpër makina.

ICSID, gjykata e arbitrazhit e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë në Prill të vitit 2019 me 110 milion euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht”. Shteti shqiptar u ankua ndaj këtij vendimi por sot më në fund, Zëri i Amerikës ka publikuar lajmin se ky pretendim ishte i padrejtë dhe Shqipëria duhet të paguajë shumën me të cilën është dënuar. “Kërkesa e palës shqiptare, u bazua te shkelja e procedurave gjatë procesit të arbitrazhit, por Komisioni Ad Hoc i ngritur për shqyrtimin e rastit, nuk e ka gjetur të drejtë pretendimin e palës shqiptare, e cila do të duhet tanimë të paguajë dëmshpërblimin prej 110 milion eurosh” thuhej aty. ©LAPSI.AL 

11 Comments

  1. Ky njeri pa asnje ndjenje njerzore qe e ka shpirtin te mbushur me urrejtje dhe negativitet

    ka derguar njerz drejt burgut dhe drejt vdekjes per vetem 30 euro pa iu dridhur qerpiku

    kur vete per tekat e tij per te mbrojtur bizneset e tij televizive dhe larguar nje tv kritike

    per keqeqeverisjen e tij i ka shkaktuar taksapaguesve shqiptar nje dem kolosal sa te gjithe

    debitoret e energjise te marre se bashku dhe ku jo vetem u mori edhe kamate dyfish pa i

    investuar askund por edhe degdisi ne burg 38 000 njerez brenda nje viti. Monster te tille

    nuk ka pasur dhe inshallah nuk do te kete me ne krye te shtetit shqiptar.

    1. Si trakt po te duket ty, por harron se ta kane pakesuar racionin e suflkaqeve per ato 110 milione euro. Tani e deri me 25 prill do shkruash gratis. Pas 25 prillit apliko tek te tjeret qe do marrin pushtetin. Nuk i dihet, ndoshta te marrin ne pune

  2. Ne 25 prill zgjidhet kjo pune ,Tao Tao e ka nje lehtesim per poture madhin ,.Si preu pyjet ne Librazhd filloj germimet per gjetjen e thesarit te fshehur ne ate zone qe nga koha e bizantit dhe ja u kry larja e borxhit te Bechettit dhe mjeker papucja shpeton nga ky siklet,njekohesisht bunkeraxhinjve u hiqet sufllaqja dhe ne vend te tyre do hane gurabie.

  3. të zyrës elektorale të Partisë Demokratike në Gjirokastër. Siç shihet nga foto-ja zyra është e boshatisur ndërsa para saj fle gjumë qetësisht një qenush.

    Nisur nga kjo kreu i ekzekutivit shkruan: Gjumi është ngjitës, duke ironizuar kështu kreun e PD-së, Lulzim Basha i cili në rrjetet sociale konsiderohet si politikan që ka qejf gjumin. Para dy ditësh u postua një video teksa Basha flinte gjumë në makinë në mes të ditës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu