• |
ide | kryesore

Ndalimi i fluturimeve në Rinas/ Basha: Pas grevës së Albcontrol qëndron vetë Rama

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas grevës së punonjësve të Albcontrol. Për grevën Basha bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama. Sipas liderit demokratik pas grevës qëndron vetë Edi Rama, që po e përdor këtë situatë si një marifet për interesat e tij. Me anë të një reagimi në Twitter, Basha i bën thirrje që të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve.

“Rama e di tashmë fare mirë se do të humbasë, prandaj po përdor çdo marifet të pisët. Pas grevës në aeroport që dëmton qytetarët shqiptarë qëndron vetë Rama. Ai është i vetmi përgjegjës për këtë. I bëj thirrje Ramës ta ndërpresë menjëherë grevën dhe të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve që sot duan ndryshim dhe shpresë pas 8 viteve të dështimeve të tij“, shkruan Basha.

Për këtë situatë ka reaguar më herët presidenti Ilir Meta si dhe kryeministri Edi Rama. Presidenti Ilir Meta ka thënë se ndërprerja e punës nuk është zgjidhje. Në reagimin e tij presidenti thekson se ka paralajmëruar të gjitha instancat përkatëse shtetërore për moskrijimin e një situate të tillë, si dhe quan të padrejtë injorimin e kërkesave të punonjësve nga ana e qeverisë.

Lexo më tej: Meta për grevën tek “Albcontrol”: Ndërprerja e punës së trafikut ajror nuk është zgjidhje, të rinisë puna

Ndërkohë Rama ka akuzuar kontrollorët për sabotim dhe thotë se organizatorët e grevës do kallzohen penalisht.

Lexo më shumë: Kolapsi i Rinasit/ Rama kërcënon me burg kontrollorët që hynë në grevë

 

 

 

 

 

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *