• |
ide | kryesore

Meta për grevën tek “Albcontrol”: Ndërprerja e punës së trafikut ajror nuk është zgjidhje, të rinisë puna

-Instant, Arkiva



Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me bllokimin e fluturimeve ajrore në Republikën e Shqipërisë për shkak të grevës së punonjësve të “Albcontrol” duke u shprehur se ndërprerja e punës nuk është zgjidhje. Në reagimin e tij presidenti thekson se ka paralajmëruar të gjitha instancat përkatëse shtetërore për moskrijimin e një situate të tillë, si dhe quan të padrejtë injorimin e kërkesave të punonjësve nga ana e qeverisë. Gjithashtu Meta thekson se kontrollorët nga ana e tyre duhet të qëndrojnë në detyrë pa asnjë ndërprerje dhe të përmbushin misionin e tyre për të garantuar funksionimin e transportit ajror.

“Ndërprerja e punës për monitorimin dhe kontrollin e Trafikut Ajror nga kontrollorët e “Albcontrol” nuk është zgjidhje. Siguria e hapësirës ajrore në Republikën e Shqipërisë, është çështje e sigurisë kombëtare. I kam paralajmëruar publikisht dhe zyrtarisht të gjitha institucionet përgjegjëse të Qeverisë se duhet të merrnin masa konkrete për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështje. Injorimi i kërkesave të kontrollorëve nuk është e drejtë.”, shkruan Meta.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *