• |
ide | kryesore

Kolapsi i Rinasit/ Rama kërcënon me burg kontrollorët që hynë në grevë

-Instant, Arkiva

Kryeministri Rama kërcënoi me burg grevistët e Rinasit, pas dështimit të negociatave mes tyre dhe ministres Belinda Balluku. Në një status në Twitter, Rama thotë se kontrollorët do të përballen me ligjin që ndalon ndërprerjen e aktivitetit të kullës.


Statusi i Ramës:


Sabotimi i rëndë i aktivitetit të Aeroportit “Nënë Tereza” nuk do të tolerohet! Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës “Leshko” dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat!
Organizatorët do të kallzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin,që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve!Të tjerët duhet të vendosin menjëherë:O me shtetin në punë o me antishtetin në një proces penal për cënim të sigurisë kombëtare!

1 Comment

  1. Normal qe jane ne greve. Ketyre ua pergjysmon rrogat per te dhene miliona becchettit.

    Ketyre u tregon burgun kurse becchetti me leket tona blen “Evertonin”

    Kryefjala e KM-se eshte burgu, burgu,burgu, per punetoret dhe njerzit e thjesht dhe luksi,

    mandati i depudetit per hajnat dhe banditet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu