• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit për këtë të hënë

-Instant, Lajme, Të fundit

Vijojnë vranësirat dhe reshjet e dobëta të shiut në të gjithë vendin ndërsa kthjellime të shkurtra do ketë deri pasdite. Reshjet pakësohen afër mbrëmjes, por herë pas here bëhen prezente në intervale të shkurtra kohore. Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes duke variuar nga 3 në 11 gradë ndërsa mesdita do të shënojë një rënie me 2-3 gradë të vlerave maksimale për shkak të prezencës së reshjeve; maksimumet sot luhaten nga 9 në 15 gradë Celsius.


Era do të fryjë e lehtë dhe rrallë herë mesatare në toke dhe det nga drejtimi veriperëndimor ndërsa dallgëzimi vijon i ulet në brigjet detare shqiptare.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu