• |
ide | kryesore

Skandali me “patronazhistët”/ Pyetjet që ngre Presidenti

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka ngritur 11 pyetje, siç thotë ai, në ndihmë të SPAK-ut për të hetuar skandalin me vjedhjen e të dhënave të qytetarëve dhe patronazhistët e Partisë Socialiste. 

Në konferencën e ditës së sotme, pasi tha se Rama i ka vendosur spiun qytetarëve për të hyrë deri tek jeta intime, duke i shantazhuar ata që janë me PD dhe LSI, dhe për të dhënë garanci se do të votojnë për PS, Meta ironizoi SPAK-un dhe listoi pyetjet që duan përgjigje. 

“Tani pyetjet shtesë që  bëj tani, përveç atyre të politikane Gjermane dje që këta e censuruan dhe pyetjet që i drejtohen SPAK-ut, sepse është shumë i zënë SPAK-u, se po heton thellë aferën e incineratorëve dhe aferat e tjera, për ta ndihmuar.

Kur u krijua kjo bazë të dhënash, ku ruhet dhe kur u popullua, pra u mbush me të dhëna në Partinë Socialiste?

A janë këto të dhëna të njëjta me të dhëna që çdo qytetar ja ka besuar organeve shtetërore gjatë marrjes së shërbimeve të ndryshme në portalin shtetëror e-Albania?

A kemi harxhuar ne(janë falë të miat këto prandaj fillojnë me fjalë shtesë ) si shtet miliona euro për tendera, për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore dhe ruajtjen e tyre në mënyrë të pacenuar , ndërkohë që vazhdojmë të shpenzojmë miliona euro për mirëmbajtjen e këtyre sistemeve

Të më dëgjojnë tani të gjithë sipërmarrësit e Republikë së Shqipërisë. Muajin e fundit qytetarët që ushtrojnë aktivitete biznesi janë detyruar të depozitojnë në shkrimin elektronik digjital pranë qendrës kombëtare të biznesit dhe AKSHIT kundrejt detyrimit financiar prej 4 mijë e 800 lekësh të reja do to jetë, atëherë lindin pyetjet: Cilat janë tashmë garancitë që u ofrohen këtyre qytetarëve, në kushtet e administrimit politik të të dhënave të bizneseve?

Cilat janë garancitë që u ofrohen qytetarëve dhe sipërmarrësve, në kushtet e rrjedhjes masive të të dhënave personale që administrohen në bazat e të dhënave shtetërore?

Unë personalisht Ilir Rexhep Metaj, Presidenti i Republikës nuk ka deklaruar ndonjëherë apo dorëzuar askund me pëlqimin tim për administrimin e të dhënave të mia personale tek dikush për qëllime të mbledhjes së këtyre të dhënave dhe përllogaritjes së rezultateve zgjedhore nga Partia Socialiste. Kur këtë veprim e keni kryer për Presidentin e Republikës, për kreun e Shtetit, çfarë u keni bërë të gjithëve qytetarëve shqiptarë me të dhënat e tyre?

Ndaj dua të pyes ty drejtpërdrejt Edi Rama si Kryeministër aktual dhe si kryetari i Partisë Socialiste me ç’të drejtë i ke marrë të dhënat personale të shtetasve Shqiptarë, duke nisur nga numri unik i identifikimit, atësia, mëmësia, datëlindja, vendlindja, vendbanimi, kodi i banesës, numër telefoni, vend punësim dhe me çfarë guximi keni vendosur epitete dhe komente mbi problemet, qasjet, dëshirat, vullnetit apo shqetësimet që kanë 910 mijë qytetarët e Tiranës?

Me ç’të drejtë ti Edi Rama u ke caktuar shqiptarëve nga një spiun nga një fuks për tu futur në jetën private dhe personale të shqiptarëve, për tu zbuluar atyre çfarë dëshirash apo çfarë hallesh dhe problemesh kanë deri tek jeta intime që ta dini mirë e do ketë prova në ditët e ardhme, për ti shantazhuar ata, për ti dhunuar për të drejtën e votës, që ose të mos shkojnë të votojnë në rast se janë përkrahës të PD-së apo të LSI-së ditën e zgjedhjeve sepse përndryshe do të ketë një hata të madhe ose të japin garanci që vota e tyre do të jetë për Rilindjen pra për bandën.

Me çfarë të drejtë ti Edi Rama dhe banda e paronazhistëve të tu diskriminon shqiptarët, për nga përkatësia etnike, nga raca e patë atje si thoshte dorë e zezë, gjinia, feja, etnia, bindjet politike fetare apo filozofike, gjendjet ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore duke vendosur në bazën e të dhënave të Partisë Socialiste, lloj lloje epitetesh dhe të dhënash skandaloze?

Edi Rama kush do të mbajë përgjegjësi nëse të dhënat e Shqiptarëve do të keqpërdoren për aktivitet kriminal nga mafia kombëtare dhe ndërkombëtare, para pak ditësh iu dhashë provat sesi kjo gjë ka ndodhur në mënyrë të verifikueshme  sepse  skandali që është hapur në Maqedoninë e Veriut dhe që është pranuar atje nga autoritetet me qytetarë në bashkinë e Korçës dhe atë të Pustecit madje edhe nga Dibra dhe që mund të ketë ndodhur në shumë bashki të tjera të vendit?

A e mendon ti Edi Rama se me këtë që ke bërë i ke hapur dyert krimit kibernetikë dhe vjedhjes së identiteteve?

A mendon ti Edi Rama se duke ekspozuar të dhënat personale të njerëzve të drejtësisë që ti e do aq shumë, të ruajtësve të rendit publik dhe atyre që janë të ngarkuar me ruajtjen e sovranitetit dhe sigurisë kombëtare të vendit, i ke zhveshur ata i ke nxjerrë lakuriq si puna jote në plazhet e botës dhe siç të pëlqen të rrish. I ke nxjerrë lakuriq përballë krimit të organizuar  vendas dhe ndërkombëtarë, por edhe përballë shërbimeve të vendeve jo mike dhe armiqësore që janë kaq shumë aktive në Shqipëri sidomos tani në prag të zgjedhjeve, ndaj i kërkoj prokurorisë të nisë urgjentisht verifikimet, duke nisur nga kryeministri në detyrë  dhe kryetari i PS Edi Rama dhe drejtuesit e agjencisë kombëtare të shoqërisë së informacionit.” ©Lapsi.al 



4 Comments

  1. Pegjigje pyetjeve ….!?
    Do t’i pergjigjet si Enver Hoxha:”RROFTE LUFTA E KLLASAVE”.
    ALLVANIQI’,ALLVANIQI’ ke me kene edhe 4 vite po zgjodhe VAGABONDIN SIGURIMS EDVIN SHKERDHATA!!!

  2. Ilir, sjellja arrogante e tyre don te thote “Fole ti na bene veshet ne!”. Me fjale te tjera, cfare force ndeshkuese ke ti ne dore ndaj tyre?? Eshte nje pyetje qe gjithmone i shmangesh, qe tregon se nuk ke cfar ti besh asgje, fatkeqsisht!

    Dhe fjalet se keta pucistet e Rivdekjes “… do ta marrin pergjigjen e duhur mbas 25 Prillit!” nuk pin uje. Keta dhe ata qe kane mend e dine se fjalet i ke boshe, fatkeqesisht eshte shume vone! Prandaj mos i fryj njerzit kot, por premto aq sa ta mban xhepi. Ja c’na beri korrupsioni juaj dhe lidhjet okulte me Sorrosin e satanike te tjere.

    Megjithate te lumte per trimerine qe tregon, ti si dhe gruaja juaj! Juve jeni opozita de-fakto e vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *