• |
ide | kryesore

Del pjesëmarrja në votime/ Tirana me numrin më të lartë, Vlora e fundit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



KQZ njofton se 47.94% e qytetarëve kanë ushtruar sot, të drejtën e tyre për të votuar.

Të dhënat vijnë nga 642 qendra votimi, kur në total janë 5199 të tilla në të gjithë vendin. Në këto 642, kanë votuar 225.372 qytetarë nga 470.122 të regjistruar.

Tirana dhe Dibra rezultojnë dy qarqet me pjesëmarrjen më të lartë në votime, Tirana me 53.32% dhe Dibra me 52.95%.

Në Berat kanë votuar 43.4 %, e zgjedhësve.
Në Durrës, 43.34 %,
Në Elbasan, 49.44 %,
Në Fier, 44.99 %,
Në Gjirokastër, 42.92 %,
Në Korçë, 43.43 %,
Në Kukës, 48.47 %,
Në Lezhë , 44.5 %,
Në Shkodër, 41.8 %,
Në Vlorë, pjesëmarrja e votuesve mbetet më e ulëta, me 34.05 %.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *