• |
ide | kryesore

Basha: Rama ka bërë masakër elektorale. Jemi më të vendosur se kurrë, do vazhdojmë betejën!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se zgjedhjet e 25 prillit ishin një masakër elektorale, ndërsa fajësoi kryetarin e PS-së, Edi Rama se ka përdorur para të pista për fushatë. Gjatë fjalës së tij të parë pas humbjes, Basha tha nga selia e PD-se se janë më të vendosur se kurrë që të vazhdojnë betejën.

“Këtë herë kjo nuk mjaftoi. Zgjedhjet nuk kishin të bënin me demokracinë. Hymë në beteje jo me një kundërshtar politik, por me një regjim që njëri gjithçka që të shkatërronte garën. Thyen kushtetutën. Dhjetra mijëra vota të pavlefshme, miliona euro të hedhura për të realizuar blerjen më të madhe të votës. Duke shkatërruar vullnetin e njerëzve. Përdorën milionat e koncesioneve, vodhën të dhënat e qytetarëve, kërcënuan administratën. Bënë edhe më të madhe masakrën elektorale. Edi Rama vazhdon që të bashkëpunojë hapur me përfaqësues të Krimit, si Tom Doshi. Pavarësisht kësaj sollëm një arritje të madhe e të jashtëzakonshme. Ne u bëmë më të fortë. Jemi më të vendosur se kurrë. Jemi më të vendosur se kurrë. Kushdo se mendon se do të dorëzohemi. Nuk na njeh mirë. Do ta vazhdojmë betejën me gjithë fuqinë tonë. Do vazhdojmë për betejën. Mision ynë është më i madh se të gjithë.”, tha Basha.



21 Comments

  1. Pra nuk do japi dorheqjen .
    Kam frike se PD do percahet akoma dhe me shum.
    Te na rroje Rama dhe 4 vite te tjera.

    1. Luli eshte lider i forte, por nuk ka personalitet. Duhet te ndryshoje, se keshte s’mund ta heqim Edvinin

  2. O Patronazhisti . Ramen nuk e ke edhe 4 vjet por edhe 4o vjet nese ka ymer dhe i do pallla

    se nuk ka djem Shqiperia por zvarranik qe u pelqen skllaveria dhe nenshtrimi dhe ate pak

    guxim e shprehin duke ikur nga Shqiperia. Populli shqiptar nuk eshte nje popull qe i vlon

    gjaku por i vlon muti.

  3. Basha rri.
    Basha rri.
    Ju thash qe para zgjedhjeve. Qe Luli do humbi serish, dhe do ankohet prap se ja vodhen. Dhe ne fund do ngrij prap ne frigoriferin e partis.
    CA LESH PARTIE ESHTE KJO???? KY PO U TREGON DEMOKRATVE, QE KJO ESHTE PARTIA E FAMILJES TIME. DHE SE BEJ C TE DUA.

  4. Ja hypi kalit shtrember, edhe kesaj here…
    Nuk pati kurajon (ose nuk e lane) qe te dale publikisht dhe te thote. “Good bye…”
    Gjynaf nga zoti, PD-ja e enderrave te 1990-es te transformohet ne menyre demoniake keshtu…parti e cadrave…

  5. Ti e ke ne rregull mer plak.
    Rri ne opozite. Asnje pergjegjesi. Leket e vilat shtohen.
    Kur ngel keq, prap nonji fjalim kunder oligarkeve.

    Nderkohe Rama ka mandatin e trete. Tos qorri do behet president. Fiton mandatin e katert derisa te bohet mbret.

  6. Une nuk besoj qe Lulzim Basha kerkon dhe nje mundesi tjeter, te drejtoj PD ne zgjedhje.
    Eshte qesharake , e pakuptueshme kjo lloj deklarate. Eshte fyese dhe tallese per gjithe elektoratin e PD qe ka dhene shpirtin per keto zgjedhje.

  7. Kryetar, kur u mbyllen kutite e votimit ju dolet e thate qe po vjen ndryshimi. Dhe gjate dites premtuat te njejten gje. Tani qe PD humbi zgjedhjet si i behet! Mbani ju ndonje pergjegjesi?. Qe ju te mbroni aspiratat e elektoratit te djathte duhet te mandatoheni per kete. Nuk mund te hiqeni zvarre. PD ju dha gjithcka. Ju lutem tregohuni dinjitoz, vini ne dispozicion doreheqjen. Pastaj te vendos kongresi. Deshtuat, kaq e thjeshte eshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *