• |
ide | kryesore

SHBA: Spekulimet për ndryshim të kufijve në Ballkan nxisin paqëndrueshmëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Departamenti i shtetit të SHBA, në një njoftim që ka bërë së fundmi në lidhje me planin e angazhimit të SHBA-së për qeverisjen në Ballkanin Perëndimor, flet edhe në lidhje me idenë e ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor. Në njoftim shkruhet se spekulimet në lidhje me ndryshimin e kufijve në Ballkan rrezikojnë të nxisin paqëndrueshmërinë në rajon.

“Siç kemi parë, spekulimet e padrejta të kohëve të fundit në lidhje me ndryshimin e kufijve në Ballkan përgjatë vijave etnike rrezikojnë të nxisin paqëndrueshmërinë në rajon dhe evokojnë kujtime të tensioneve të kaluara. Një e ardhme e qëndrueshme, e prosperuar për Ballkanin Perëndimor duhet të bazohet në qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit, demokracinë multi-etnike dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore.”- thuhet në dokument ndër të tjera. Prej disa ditësh, mediat në rajon, por edhe më gjerë, kanë shkruar për idetë për ndryshimin e kufijve të vendeve në rajonit të Ballkanit si mundësi për të zgjidhur çështjet e mbetura si të pazgjidhura nga procesi i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *