• |
ide | kryesore

17-vjeçari plagos me armë zjarri 23-vjeçarin në Korçë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Paraditen e sotme në Korçë, një 17-vjeçar plagosi me armë zjarri në këmbë një 23-vjeçar.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit. I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i mituri është shpallur në kërkim.

Detaje nga policia: 

Më datë 28.04.2021, rreth orës 10:55, në lagjen nr.14, Korçë, pas një konflikti të çastit, shtetasi Th. Th., rreth 17 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin K. L., rreth 23 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e Policisë po kryhen veprimet proceduriale dhe po punohet për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *