• |
ide | kryesore

Arrestohet në Tiranë 33-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për “shfrytëzim prostitucioni”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës arrestoi një 33-vjeçar të dënuar me 7 vite burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim.

Sipas policisë, në pranga është vënë Elton Drapi, banues në Tiranë.

“Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 7 vite burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.” – njofton mes të tjerash policia.



5 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *