• |
ide | kryesore

“Le Figaro” godet reformën në drejtësi: “Krimi i organizuar dhe korrupsioni dy fusha ku Shqipëria shkëlqen”

-Instant, Arkiva, Kryesore

Hosanatë dhe duartrokitjet për historinë e suksesit me reformën në drejtësi po ia lënë vendin kritikave dhe skepticizmit. Dhe si gjithmonë përpara institucioneve ndërkombëtare, sinjalet e alarmit i jep shtypi perendimor. Një gazetar i njohur francez, reporter i madh i të përditshmes prestigjoze të së djathtës, Le Figaro, Thierry Portes që ishte javën e shkuar në Shqipëri i ka kushtuar një shkrim asaj që nga diplomatët është konsideruar si reforma e reformave. Konkluzioni: Nga vonesat po përfitojnë të pandëshueshmit.


“Ndërkohë që popullata është e zemëruar nga ngadalësia e procedurave dhe shfaq padurim për të parë më në fund goditjen ndaj banditëve të famshëm, krimi i organizuar dhe rrjetet e korrupsionit – dy fusha në të cilat Shqipëria shkëlqen – janë të vetmet që përfitojnë nga një reformë që supozohej se do ti ndëshkonte” thuhet në artikull.


Pasi jep një pamje të përgjithshme të asaj që ka ndodhur me reformën, që prej vitit 2016, duke cituar njërin prej zbatuesve të saj Sokol Sadushi, që justifikohet se ky proces “ka më shumë anë pozitive sesa negative”, gazeta flet edhe për mosarritjet e SPAK.

Lexo më tej:

Andi Bushati: SPAK, një qen roje i PS

Prokuroria Speciale nuk ka dashur të flasë me gazetarin francez. Ai shkruan: “Eshtë e vërtetë që SPAK do të diskreditohej përfundimisht nëse një prej të goditurve të tij të parë nuk do të qe një pjestar i elitës politike, në mënyrë që popullatës ti rikthehej  besimi tek drejtësia”.

Pasi përshkruan në detaje të gjitha gropat dhe institucionet e paplotësuara që ka lënë peshqesh reforma në drejtësi, Le Figaro i mer të mirqena akuzat se kullat e Tiranës po shërbejnë për pastrimin e parave të drogës: “Dhe për sa kohë që të përzgjedhurit e rinj të reformës nuk do të vendosin ligjin dhe drejtësinë, rrokaqiejt që pastrojnë paratë e drogës dhe korrupsionit do të vazhdojnë të ngrihen në qiellin e Tiranës”, e mbyll shkrimin e tij reporteri i madh, Thierry Portes.

Burimi Le Figaro, përgatiti Lapsi.al

19 Comments

  1. Sic duket eksperimenti i deshtuar i ambasadoreve po verehet dhe nga vendet qe kane ne dore anetaresimin ne BE, modeli Shqiptar i Reformes ne Drejtesi as nuk do te merret ne konsiderate qe te ndiqet nga Vendet Europiane pasi con ne shembje te shtetit te se drejtes.

    Peshqit e medhenj jane kthyer ne peshkaqen dhe po shqyejne gjithcka qe ju del perpara.

  2. Niku, nese jeton ne Shqiperi, apo ke njerez aty, shpjegohu se cila nga ato qe eshte shkruar ne ate artikull nuk eshte e vertete. Vetm nje rast, nje i njohuri im ka q ne vitin 2017 qe ka fituar ne shkalle te pare gjyqin per nje borxh prej afro 20 milione leke te reja. Akoma nuk ka nje date per apelin sepse gjykata e apelit nuk ka personel te mjafueshem. Cfare duhet te beje ky person?

    1. Hason Halili,
      ato qe shkruan gazeta franceze eshte e vertete ashtu qe eshte po aq e vertete qe kete shkaterrim te shtetit dhe gjithe srukturave te tij e ngjizi padija dhe paaftesia e liderit me kriminel qe ka pasur Shqiperia qe nga viti 1912.
      Koha qe nevoitet per te rindertuar c’do strukture fizike, institucionale dhe pskologjike te nje kombi eshte 100 here me e madhe sesa ajo e shkaterrimit te saj.
      Ne qofte se nuk ke kuptuar per sa me siper po ta thjeshtoj duke te thene se Sali Berisha eshte nje qenie me komplekse inferiore qe 98 % te kohes e kalon duke menduar per te krijuar situata qe shpien uje ne mullirin e Vicidolit. Kjo ka bere qe ai te jete 100 vjec ne hile dhe 10 vjec ne gjykim.
      Mjere Shqiperia.

      1. Nuk hyra ne diskutim politik, thjesht u mora me drejtesine. Per te filluar diskutimin politik, duhet te shohim gjera te tjera. Reforma ne drejtesi qe ne fillim ka patur probleme. Para se te fillonte vetingu, do duhej te kishte nje grup gjyqtaresh te gatshem qe do te zevendesonin gjyqtaret dhe prokuroret qe do te latgoheshin. Aktualisht, pervec mungesave te theksuara te gjyqtareve dhe prokuroreve, nje pjese e mire e atyre qe e kane kaluar vetingun i binden urdhrave te partise dhe ata qe nuk kane hyre akoma ne veting, jane te frikesuar. Ky eshte problemi aktual i Shqiperise dhe ne shqiptaret u perdorem si kavje.

  3. Shpetimi I kombit shqiptar ka ardhur vetem atehere kur ka ndjekur keshillat dhe ka pasur mbeshtetjen e ShBA . Sado te perpiqen kelyshet e rusise kunder nesh ,sic thoshte At Gjergj Fishta ,asgje nuk e ndal dot zhvillimin e kombit arberor me perkrahjen e ShBA.

  4. O figaro ketu pedagoget vjedhun punimet e studenteve i patentojne ne emrin e tyre e shkokme marrin nja 5 milion lek nga bashkia e lali erit. Ketu eshte problemi ne thelb. Ikni hani würstelin e merkelit dhe te evropes e ko na cani karin se ju dha mundesia edhe prap zgjodhet vet korrupsionin e klientelizmi

  5. O figaro ketu pedagoget vjedhun punimet e studenteve i patentojne ne emrin e tyre e shkokme marrin nja 5 milion lek nga bashkia e lali erit. Ketu eshte problemi ne thelb. Ikni hani würstelin e merkelit dhe te evropes e ko na cani karin se ju dha mundesia edhe prap zgjodhet vet korrupsionin e klientelizmi. Edhe me internet edhe prap nuk e ndate mendjen o fisqirat e BE

  6. vetem se artikulli i figaro or plak nuk eshtecqendrimi i frances …keshtu qe kot llapbi lart e poshte duje tentuar te impresiononi ndonje provincial qe kushedi cfare mendon kur sheh emrin shqiperi tek ajo gazete …

  7. Krimi i cdo lloji eshte e vetmja gje ne te cilen shqipot shkelqejn me shkelqim verbues. Aq te ” mencur ” jane iliriano pellazgjiket.

  8. DerStandart, Le Figaro, Bild e gazeta tjera te shkrujn sa te dojne, udheheqesi yn thote qent te lehin karvani u hyn mbare qenve. Ky e mori dhe per 4 tjera e se cfare thote bota pak na ben ne. Hajt tung

  9. Parajsa e krimit eshte. Shqiptaret injorant ecin neper Tirane shikojne kullat qe po ndertohen dhe i duken si zhvilim. Mafia Italiane ferkon barkun.

  10. O And kurva, ne e dime qe Francezet jane anti-shqiptare, rracista shkerdhate. Po ti qe i ben reklame antishqiptarizmit te tyre je thjesht kokrra e bythqirit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu