• |
ide | kryesore

Pas Agron Shehajt edhe Bardh Kadilli takohet me Yuri Kim. Berisha nuk zihet në gojë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli është shprehur se ditën e sotme ka zhvilluar një takim me ambasadoren Amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Sipas asaj që ka thënë Kadilli biseda e gjatë që ai kishte me Yuri Kim u përqëndrua te zhvillimet politike në PD dhe në vend.

Kadilli: Sot pata kënaqësinë të zhvilloja një takim të gjatë dhe të frytshëm me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zonjën Yuri Kim. Biseda u përqëndrua te zhvillimet politike në PD dhe në vend. Jam i lumtur që shpreha në takimin me të dërguarën e vendit më demokratik në botë, dhe aleatit strategjik të Shqipërisë, një zë të protestës kundër mënyrës si shkojnë gjërat në Shqipëri por edhe në partinë time, siç edhe shpalosa Manifestin Politik, jo vetëm për demokratët, por edhe shoqërinë. Me zonjën Kim ndamë mendimin se Partia Demokratike është aset i pazëvendësueshëm dhe se, në fillesat e saj është dora e pamohueshme amerikane. Gjithashtu në takim nënvizuan faktin e pamohueshëm se Uashingtoni dhe Shqipëria, nën udhëheqjen e PD kanë punuar bashkë dhe bërë shumë gjëra të mira. Për gjërat e mira, për të ardhmen, por edhe ruajtjen e traditës dhe mësimeve të saj, ishte biseda sot. Si kandidat për kryetar i PD dhe si demokrat nuk mund të mos i shpreh mirënjohjen Ambasdores Kim dhe vendit të saj te i cili shohim jo vetëm partneritetin dhe miqësinë, por edhe misionin e përbashkët për një botë më të mirë dhe të ardhme më të sigurt. Zoti e bekoftë Shqipërinë! God bless United State of America!



10 Comments

  1. Ore Kadili,

    ti mire i thua te gjitha, por sahere qe te shoh me kujtohet se si i gjuajte atij burrit ne rruge…
    Meqe ra fjala, a ke kerkuar falje publike?

  2. Pavaresisht se sot per sot nderkombetaret qe monitorojne Shqiperine jane bere nje me

    Edi Ramen, kunder opozites dhe popullit opozitar, kane mbyllur syte per masakren zgjedhore dhe

    korrupsionin e shfrenuar, po lejojne instalimin e nje regjimi ku te drejtat dhe lirite themelore

    jane te kercenuara, ku qytetaret survejohen nate dite nga patronazhistet edhe per mendimet e

    tyre me keq se ne kohen e komunizmit apo te fashizmit, ku shteti dhe drejtesia jane ne doren e

    nje pale dhe kunder pales tjeter , prapseprape shpresa e vetme per ndryshimin e kesaaj gjendje

    jane nderkombetaret dhe ne vecanti SHBA. Eshte e pamundur qe SHBA-te qe u bene egjelli

    mbrojtes i Shqiperise qe nga Konferenca e Paqes e Parisit te vitit 1919, e deri tek clirimi i

    Kosoves dhe njohja e pavaresise se saje, te mbeshtesin per nje kohe te gjate nje regjim qe bie

    ndesh me vlerat e demokracise me te madhe te botes, ate amerikane.

  3. BOTA drejtohet nga gangster a mos shikoni e nderra me demokraci amerikes I duhen ca bythlepiresa si puna e ramutit
    Kadilli do Marr topet nga demokratet tani qe takoi ate pickevockelen

  4. Kjo kimetja sikur e ben kastile. E di qe demokratet ja kane inatin dhe sa me takon keta, aq me shume do mblidhen rreth lulzim bashes. Qenka me sa duket komplot nderkombetar; ne krye te pd te jete basha, ne krye te shqiprise ed rama.

  5. Keta e dine se po u takuan me -kimjen-do u rritet smpatia ne syte te elektoratit .Jo tani u shperfytyruat fare me keq sec ishit .

  6. Keta e dine se po u takuan me -kimjen-do u rritet simpatia ne syte te elektoratit .Jo tani u shperfytyruat fare ,me keq sec ishit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *