• |
ide | kryesore

Merrnin euro false në Itali dhe i hidhnin në treg në Tiranë, arrestohen dy 21-vjeçarët

Arkiva



Dy të rinj janë vënë në pranga pasi merrnin në Itali para false dhe i hidhnin në treg në Shqipëri.

“Në pranga kanë rënë dy të rinjtë nga Kruja, A. B., 21 vjeç, dhe E. K., 21 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin nga Italia kartmonedha euro të prerjeve të ndryshme të dyshuara të falsifikuara, dhe më pas i hidhnin në treg nëpër subjekte të ndryshme në Tiranë.” – njofton mes të tjerash policia.

Detaje nga policia: 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar organizuan dhe finalizuan operaconin policor të koduar “Konvertimi” në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. B., 21 vjeç dhe E. K., 21 vjeç, të dy banues në Krujë.

Këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin nga Italia kartmonedha euro të prerjeve të ndryshme të dyshuara të falsifikuara, dhe më pas i hidhnin në treg nëpër subjekte të ndryshme në Tiranë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprat penale “Falsifikim i monedhave “Mashtrimi” dhe “Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *