• |
ide | kryesore

Detajet/ Papa Francesku shtrohet në spital, i nënshtrohet operacionit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Papa Françesku është shtruar në Poliklinikën “Gemelli” në Romë ku i është nënshtruar një operacioni të planifikuar për një “stenozë divertikulare simptomatike” të zorrës së trashë. Papa do ta kalojë natën në spital.

Ishte orës 3 e pasdites të së dielës kur makina e Papa Françeskut pa ndonjë shenjë të veçantë njohjeje hyri në spitalin Gemelli. Me të ishte vetëm shoferi dhe një bashkëpunëtor i ngushtë i Franceskut.

Asnjë nga pacientët e spitalit nuk vuri re diçka të veçantë që po ndodhte. As shumica e stafit të spitalit universitar nuk ishin në dijeni të operacionit të cilit Papa do t’i nënshtrohej.

Papa Françesku u vendos në katin e dhjetë të spitalit universitar, në të njëjtat ambiente që në të kaluarën kanë qenë Papa Gjon Pali II.

Papa Françesku është Papa i dytë që shtrohet në spital, në të gjithë historinë e Papëve. Wojtyla u shtrua 7 herë në këtë spital. Pikërisht për shkak të qëndrimeve të shumta në spital dhe periudhave të gjata të shtrimit u krijua shprehja e famshme “Vatikani i Tretë”, duke iu referuar spitalit Gemelli. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *