• |
ide | kryesore

FOTO/ Nuk e mori Franca në Europian, Theo Hernandez ngushëllohet me rizgjimin e pasionit për Zoe Cristofoli

-Instant, Sport



Janë kthyer së bashku e tani janë të pandashëm në pushimet verore. Mbrojtësi i majtë i Milan Theo Hernandez dhe e dashura e tij, Zoe Cristofoli, po i gëzohen detit këto ditë pushimesh më të dashuruar se kurrë: ose më saktë si në muajt kur ata ishin një nga çiftet më të përfolur (dhe të tatuazhuar) në botën e gossip.

Ishte gati një cudi kur historia e tyre e dashurisë përfundoi pa deklarata por me mungesë ndërveprimi social, që në kohët e sotme është treguesi më i saktë i marrdhënieve mes njerëzve. Një e dhënë tjetër ka ardhur gjithashtu nga profili i influencueses së bukur Zoe Cristofoli, e cila ndau një video në të cilën fliste për gjendjen e saj shpirtërore, të cilësuar përtokë…

Thashethemet madje shkuan deri në aludimin e një raporti mes Zoe dhe Kevin-Prince Boateng. Pas ndarjes nga Melisa Satta, Boa u afrua me Zoe Cristofoli, të dy adhurues të mëdhenj të tatuazheve e, sipas të përjavshmes Oggi, Kevin-Prince Boateng, kishte “ndërtuar muajt e fundit një miqësi të bukur dhe të ëmbël me Zoe Cristofoli, e fejuara e mbrojtësit të Milanit Theo Hernandez”. Por lajmet e gosipeve nuk është hera e parë që rezultojnë të gabuara dhe pushimet mes Theos e Zoe janë dëshmia…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *