• |
ide | kryesore

U eleminua befasisht në Euro 2020, Franca merr vendimin përfundimtar për Deschamps

-Instant, Sport



Pavarësisht eliminimit në raundin e 1/8 të Kampionatit Europian, Didier Deschamps do të mbetet në krye të kombëtares së Francës edhe për Kupën e Botës 2022. Kjo u konfirmua nga presidenti i federatës franceze të futbollit Noel Le Graet në një intervistë për ‘Le Figaro’: “Ai do të jetë trajneri i Francës në Katar, çështja u zgjidh brenda tre minutash – shpjegoi ai – dëshira e tij për të vazhduar është shumë e fortë, e imja ishte gjithashtu. Nuk kishte diskutim.”

Dy turnetë e fundit të mëdhenj për Didier Deschamps kanë qenë si ‘malet ruse’. Në Rusi, Franca u paraqit me një ekip të ri por konkurrues dhe më pas, edhe falë shpërthimit të Mbappè dhe turneut të shkëlqyer të Griezmann, ata fituan, ndërsa në Euro 2020, Bleus arritën si favoritë të mëdhenj, sepse edhe Benzema ishte kthyer dhe Deschamps kishte … dy skuadra, të dyja të afta të bënin shumë mirë. Por në fund, Zvicra e theu magjinë, duke vënë në dilemë edhe pozicionin e teknikut.

Dilema lidhej me faktin nëse ishte koha për të mbyllur një cikël që e çoi Francën edhe afër titullit kontinental në 2016, kulmoi me suksesin dy vite më pas, por u godit nga Shaqiri e Zvicra në mënyrën më të pabesueshme. E në të gjithë këtë situatë ishte edhe një Zinedine Zidane që ishte i lirë dhe mund të merrte pa problem pankinën e Bleus, nëse presidenti i Federatës franceze FFF Le Graet nuk do të ishte sponsori i madh i Deschamps.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *