• |
ide | kryesore

Rama sulmon BE-në nga Greqia: Bëmë dy dasma, por s’na erdhi nusja, shkoni në djall

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, që po mbahet në Athinë, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri grek, George Papandreou dhe me pjesëmarrje personalitetesh të njohura të politikës, ekonomisë e botës akademike ndërkombëtare, mbi sfidat dhe projektet e post-pandemisë. Në fjalën e tij, Rama nuk la pa komentuar edhe procesin e mos çeljes së negociatave, pas vetos që Bullgaria i vuri Maqedonisë së Veriut.


Rama tha pritshmëritë e Shqipërisë nuk mund të varen vetëm te Bashkimi Europian, ndërsa theksoi se Ballkani ka nevojë për BE-në, por aq sa BE për Ballkanin. Po ashtu Kryeministri shtoi se nuk do të ketë më përgatitje për çelje negociatash derisa sa vetë BE t’i thërrasë.


Rama: Qëndrimi bullgar është rezultat i asaj çka Bullgaria mësoi brenda BE-së nga të mëdhenjtë. Mësoi se mund të përdorësh politikën lokale për të penguar pjesën tjetër. Në Ballkan kur kopjojnë shkojnë më tutje sesa origjinali. Shkojmë përtej. Me këtë që po ndodh tani ne jemi më tepër të penguar nga nacionalizmat e BE-së. Rrugëtimi i integrimit të BE-së po varet nga nacinalizmat e BE-së. E kam fjalën për nacionalizmat e vendeve të rëndësishme që mbajnë peng udhëheqësit, që ende nuk janë nacionalistë, bien pre e këtyre lojërave.

Nuk duhet që të biem pre e dëshpërimit, zhgënjimit, sepse e kemi mësuar këtë moton ‘na merrni se po të mos na merrni ju se do na marrin disa të këqij’.

Ne në Shqipëri, unë vetë e kam parë veten të përgatitur për dasmën e madhe, me të gjitha dekorimet e bëra, kemi marrë orkestrën më të mirë sepse KE tha se jeni gati të nisni bisedime dhe kur e thotë KE, ai është organizmi më i duhur për ta thënë këtë.

Kur e thotë KE do të thotë se je gati të vazhdosh. Dasma e parë nusja nuk erdhi, dasma e dytë nusja sërish nuk erdhi, por nuk ka një përgatitje për dasmën e tretë, vafsh në djall. Ne nuk mund të vazhdojmë me pritshmëri.

Në fund na u desh të themi që ne duhet të vazhdojmë se ky proces nuk është i rëndësishëm aspask se një superfuqi na e kërkon këtë, por ta bëjmë për fëmijët tanë.

Ne nuk mund t’i bëjmë vendet tona shtete funksionale të së drejtës dhe kjo është arsyeja pse duhet të ecim para. A njihet kjo gjë nga Brukseli nuk duhet të na lërë pa gjumë. Është çështja e tyre. BE ka nevojë për Ballkanin po aq sa ka nevojë për ne.

12 Comments

  1. Rama sulmon BE .
    Rama nuk pyet per BE.
    Rama del kundra BE.
    BE reagon ashper ndaj Rames.
    BE kundra Rames .
    .
    .
    .

    U lodhet o Lapsi, u lodhet duke paraqitur / nxitur nje situate konflikti midis Rames dhe BE.
    Atij i hapen te gjitha dyert e BE, sic nuk i ka ndodhur asnje K.M shqiptar ne keto 30 vite ‘ demokraci’ .
    Ngelet duke lehur gjithe diten.

    1. Mbase Rames i jane hapur dyert se i paguan majmur zyrtaret me paret tona. Shqipetareve u jane mbyllur dyert dhe do vazhdojne deri sa te jete rama qe shan e nxjerr peshtyme si qen i semure

    2. E qarte opinioni jot. Lapsi ka 100 budallalleqe por ne kete rast smendoj se ja ka fut kot me titullin. Ketu ska opinione por vetem ka shkruar cka thene KM

    1. Dhe Tema nje mut eshte . Duket sikur Lapsi eshte krijuar si nje portal simetrik i kunder me Temen. Per te balancuar llogjet qe shkruan Tema. Edhe aty kam lexuar fanatike partiake qe tenxjerrin syte per PS , sic kam lexuar trushpalare te PDs ketu.
      Per mua te dy keto port-hale duhet te zhduken.
      Por ja , qe duke komentuar ne keto port-hale…… duket sikur ne i mbajme gjalle keto agjitatore politike te PDs dhe PSs.

  2. hahahahahahaha

    cfare tallje

    shqiptaret vazhdojne me pershesh me kos, shijon akoma me mire para televizorit, sulltani i madherishem

  3. Beme dy dasma po sna erdhi nusja-thote Paulini. Ka dy aresye: 1. Je rrot kari qe bo dasem pan”gjet nuse”. 2. Je bythqim qe bo dasem e nuk mer “nuse”.

    Ka dhe nje aresye te trete ne fakt: Qe ke nje popull shkerdhate qe nje pjese e mire te votojne se jane akoma me Enverin e tju qish robt dhe nje pjesa tjeter qe fatkeqesisht nuk ngrihet ne protesta se ndjehen te dhunuar e tradhetuar nga te dy palet.

  4. Nje gje me habit pafund !Nese ka njeri normal ne kete vend qe voton per kete monster hajadute,megallomane,me psiqike te renduar e perverse pakufinje ?
    VO:Normalet jane specie ne zhdukje ne kete vend leshi,ku hajduti,krimineli perbejne vlera i lexuari,i dituri problem !!!

  5. Ku jan minjt pederasta e perversa te patronazhuar ?? Ca mendimi kan per vjedhjet , trafikun dhe arkat e peshkut mer pabuksa kryehajduta ?? Ku jeni me etiketimet :cecen,malok,shpellar, pe-deja , ect ect ?? Po juve cfar epitetesh duhet me ju thon o kult shterpash , hajduta te taksave shqipetare , o mashtrusa qe Te qanini diten e tallni naten !!!! Edhe minjt , morrat e shushunjat ju kan zili e skrahasohen me ju rrac e shartuar , komentoni nai llaf komentoni Po ska ark peshku per ju po vetem byrek me mut ashtu me mish

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu