• |
ide | kryesore

Jason Sudeikis flet për herë të parë për ndarjen nga aktorja

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori Jason Sudeikis, ka folur për herë të parë për ndarjen me aktoren Olivia Wilde, me të cilën ka dy fëmijë.

Në një intervistë për revistën “GQ”,  Jason u shpreh se po përpiqet të kuptojë arsyet që cuan në prishjen e fejesës.”Mendoj se gjërat do të jenë më të qarta për mua brenda një viti. Ose në dy vite, ose akoma më mirë në pesë vite. Do të dalë nga libri i jetës sime në një kapitull, pastaj në një paragraf, pastaj në një rresht, pastaj në një fjalë dhe në fund do të bjerë mbi një shkarravinë.Është një përvojë nga e cila mund të mësoni diçka ose të gjeni justifikime. Ju merrni disa përgjegjësi për këtë, por gjithashtu përpiqeni të mësoni diçka prej saj, përveç mësimeve të dukshme”, deklaroi aktori.Ndërkohë , sipas mediave Olivia është  në një romancë dashurie me këngëtarin Harry Styles.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *