• |
ide | kryesore

Histori olimpike: qendërsulmuesja e Zambias shënon 6 gola në 2 ndeshje, por është boksiere e pamposhtur

-Instant, Sport



Janë gjashtë gola në dy ndeshje, kundër Hollandës dhe Kinës, dhe nuk ka cfarë të bëjë nëse Zambia e saj e shkretë ka pësuar 14 duke marrë vetëm një pikë. Por po flasim për një rezultat individual që nëse do ta kishte shënuar një Messi apo Ronaldo, e gjithë bota do të fliste për të. E ndërkohë, e ka realizuar Barbra Banda, 21 vjeçare, një qendërsulmuese e fuqishme e tipit Lukaku, golashënuesja më i mirë në futbollin olimpik të grave dhe ylli i ardhshëm i lojës. Ajo tashmë i ka sjellë disa rekorde në shtëpi: për shembull, ishte gruaja e parë zambiane që luajti si profesioniste në Evropë, në Spanjë me Logrono. Pastaj shkoi në Kinë te Shanghai Shengli, dhe në ndeshjen e parë pas 23 minutash mori topin në gjysmën e saj të fushës, kaloi tre kundërshtare dhe shkoi të shënonte.

Banda filloi të luante futboll në Lukasa me djemtë sepse në shkollën e futbollit që ndiqte nuk kishte seksion për femra dhe e bënte fshehurazi nga prindërit e saj: i hidhte këpucët nga dritarja, thoshte se po shkonte për të studiuar dhe i merrte kur dilte jashtë. Zambia vërtitet e gjitha rreth saj, 28 gola në 32 paraqitje për ekipin kombëtar, dhe nëse nuk do të kishte arritur në Lojërat Olimpike kështu, ndoshta do ta kishte bërë me planin B, ‘b’ si boks: kur ishte adoleshente ajo ishte një tifoze e Catherine Phiri, kampione bote zambiane e peshave gjel për femra dhe në vazhdën e arritjeve të saj ishte regjistruar në një palestër boksi. Edhe këtu trajnerët gjetën një talent bombardues: në një vit e gjysmë 5 ndeshje profesionale dhe 5 fitore, 4 prej të cilave me KO, që bënë të parashikohej një e ardhme e ndritur edhe këtu. Me thesin ajo stërvitet ende, por në një moment të caktuar e kuptoi se “nuk luftoja siç doja, me mendjen time shkoja gjithmonë te topi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *