• |
ide | kryesore

Mori tre plumba, zbulohet identiteti i 52-vjeçarit të shpallur në kërkim që u plagos në Shkodër

-Instant, Lajme, Të fundit



Një person është plagosur me armë zjarri në Shkodër. Shënjestër e plumbave mësohet është bërë 52-vjeçari Ardjan Narkaj, i cili ka marrë një plumb në kofshë, një në gjoks dhe një në parakrah. Ai mbeti i plagosur gjatë operacionit që RENEA ka zhvilluar gjatë natës në kryeqendrën e veriut për kapjen e personave në kërkim.

Narkaj ishte në kërkim nga policia dhe ende nuk dihet zyrtarisht se kush e qëlloi atë. Pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Shkodrës, i plagosuri është nisur me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë.

Ardian Narkaj u dënua për një vrasje të dyfishtë të ndodhur në vitin 2008 në Malësinë e Madhe. Ngjarja rezultoi me viktimë Tonin Ulaj dhe Gjergj Shota. Krimi i dyfishtë ndodhi gjatë kohës kur dy viktimat ishin persona të shpallur në kërkim nga policia. Por pavarësisht dënimit nga gjykata, Narkaj ishte ende në kërkim duke i shpëtuar drejtësisë për shumë vite, por që tashmë do të shkojë pas hekurave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *