• |
ide | kryesore

Në kërkim pasi përplasi për vdèkje një person, prangoset 65-vjeçari në Elbasan

Lajme, Të fundit



Një 65-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi ishte dënuar nga gjykata me 2 vite e 6 muaj burgim për ‘shkelje të rregullave të qarkullimit’, me pasojë vdekjen.

‘Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Korçës, me vendimin e datës 12.01.2015 e ka dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Më datë 18.03.2014, në aksin rrugor “Bilisht-Korçë”, kamioni që drejtonte ky shtetas, është përplasur me një automjet tip “Opel”, me drejtues shtetasin K. T.. Nga përplasja, humbi jetën këmbësori, shtetasi E. B.. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga strukturat e DVP Korçë.’- njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *