• |
ide | kryesore

Emri/ Mbante me vete armë zjarri pistoletë, arrestohet 27-vjeçari në Elbasan

Lajme, Të fundit
Policia



Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, në fshatin Shijon, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin Euxhin Curra, 27 vjeç, banues në Prrenjas, të cilit gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë.

Gjithashtu, sekuestrohen municion luftarak dhe 1 palë dylbi që u gjetën në banesën e këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *