• |
ide | kryesore

Po kryenin ndërtime pa leje, arrestohet 1 person, nën hetim një tjetër

Lajme, Të fundit



Evidentohen 2 raste të ndërtimeve të paligjshme në Kukës, ku ranë në pranga një person dhe një tjetër nën hetim. Komisariati i Policisë Kukës, gjatë kontrolleve në terren, ka evidentuar dhe goditur 2 raste të ndërtimeve të paligjshme, për të cilat:

-u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 40 vjeç, banues në Kodër Lumë, Kukës, pasi u konstatua duke ndërtuar një objekt, në këtë fshat;

-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Sh., 50 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi në një objekt ekzistues.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës



1 Comment

  1. Kurse kur je kryetar bashkie i rilindjes dhe vjedh si zullap nuk te bejne gje , bravo jepini se ky popull kte do . Une them ata qe ndertojne pa leje ti pushkatojme biles. Ashtu posi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *