• |
ide | kryesore

Pas deklaratës se nuk e ndihmon financiarisht, reagon mamaja e regjisorit të famshëm

-Instant, Paparazzi, Slider



Regjisori, Quentin Tarantino zbuloi së  fundmi se nuk e ndihmon mamanë e tij financiarisht.

Quentin tregoi në podcastin “The Moment” se kur ishte në moshën 12 vjecare mamaja dhe mësuesit e tij e tallnin si dhe e qortonin për shkrimin e skenareve. Për këtë arsye ,regjisori bëri pakt me veten se nuk do e ndihmonte mamanë kur të bëhej i famshëm. E pyetur nga mediat në lidhje me deklaratën e djalit të saj, e ëma, Coonie Zastoupil u shpreh se  nuk dëshiron që të bëhet pjesë e diskutimeve në media lidhur për të birin.“Në lidhje me djalin tim Quentin, unë e mbështes, jam krenare, e dua atë dhe familjen e tij. Më gëzoi fakti që vallëzova në dasmën e tij dhe lajmi i lindjes së nipit tim, Leo.  Është e thjeshtë që gjërat të bëhen virale pa pasur kontekstin e duhur,”u shpreh Connie .Tarantino   ka një pasuri neto të raportuar prej 120 milionë dollarësh.



1 Comment

  1. Dhe s’e paska ndihmuar te birin te beje nje dasme normale ne keshtjelle?
    Djali qe eshte torturuar duke shitur fiq……!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *