• |
ide | kryesore

Video/ U shemb në tokë pa frymë 20 minuta nga fundi: ndërhyrja e mjekëve i shpëton jetën mbrojtësit

-Instant, Sport, Video



Ndihma e parë është shpesh përcaktuese për të shmangur tragjeditë në sport. Eriksen në Euro 2020 ishte një shembull i qartë i asaj se cfarë mund të bëjnë mjekët e urgjencës, por historia është përsëritur këtë herë në fushat e kampionatit turk, kur kongolezi Fabrice N’Sakala pësoi kolaps duke humbur ndjenjat në fushë.

Në sfidën e kampionatit mes Gaziantep e Besiktas, në minutën e 71 të pjesës së dytë, mbrojtësi u shemb përtokë, teksa mbeti pa frymë duke i traumatizuar të gjithë. Ndërhyrja e mjekëve ishte e menjëhershëm, me lojën e cila u ndërpre për disa minuta. Nsakala u dërgua menjëherë në spital me urgjencë, ndërsa në fushë u mor vendimi për të vazhduar ndeshjen, që në fund u mbyll pa gola.

Fatmirësisht gjendja e N’Sakala është stabël. Sipas asaj që raportojnë mediat turke, kongolezi është në gjendje të mirë dhe po mbahet nën vëzhgim nga mjekët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *