• |
ide | kryesore

Video/ Muçi e Rashica rrëmbejnë Kupën e Turqisë: Besiktas mposht 3-2 Trabzonspor

F1, Sport, Video
Muçi


Në pritje të vendimit të Jose Mourinho për të marrë drejtimin e skuadrës sezonin e ardhshëm, Besiktas fiton Kupën e Turqisë. Bardhezinjtë kanë mposhtur jo pa vështirësi 3-2 Trabzonspor në finale. Një sukses i rëndësishëm për klubin dhe trofeu i parë në Turqi për dy futbollistët shqiptarë: Ernest Muçi e Milot Rashica.

Futbollisti kuqezi ka luajtur titullar, duke u zëvendësuar vetëm në minutën e 90′, kur Besiktas kërkontë forca të freskëta përpara në kërkim të fitores. Muçi u zëvendësua nga Kilicsoy, me teknikun Topraktepe që shtyu përpara gjithë ekipin, që shënoi golin e fitores në minutën e katërt shtesë. Rashica nga ana tjetër e nisi nga pankina ndeshjen. Ai hyri në minutën e 64′, duke marrë vendin e Ghezzal.

Lexo më tejMourinho nga rival në trajner i Muçit e Rashicës: “Përmbushëm pritshmëritë e tij financiare”

Ndeshja u bë e vështirë për Besiktas shumë shpejt. Trabzonspor shënoi golin e avantazhit në minutën e 18′ me Onuachu. Reagimi i bardhezinjve erdhi në fundin e pjesës së parë, kur Ghezzal barazoi me penallti në minutën e parë shtesë. Ucan kompletoi përmbysjen në minutën e 54′, por pikërisht në minutën e 89′ Pepe riktheu ekuilibrin. Kush mendonte se do të kishte shtesë u gabua, sepse në minutën e 94′ Al-Musrati vendosi sfidën me golin e 3-2, që pa teknikun Topraktepe të ndëshkohej me karton të kuq në minutën e 99′.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *