• |
ide | kryesore

John Travolta tregon bisedën me të birin 10 vjeçar pas vdekjes së bashkëshortes

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori John Travolta ka zbuluar së fundmi  bisedën  që bëri me djalin e tij, Ben pas vdekjes së bashkëshortes, Kelly Preston në korrik të vitit 2020.

I ftuar në emisionin e Kevin Hart, “Hart to Heart”, John tregoi se pas vdekjes të Kelly-t, ai u detyrua të bëjë një bisedë emocionale rreth vdekjes me djalin e tij.Ai më tha një herë: “Pasi nëna ndërroi jetë, kam frikë se ti do të shkosh”. Unë i thashë: “Epo, është një gjë shumë e ndryshme”. Dhe pastaj i bëra dallimin në lidhje me jetëgjatësinë time dhe jetën e saj të kufizuar. Unë i thashë: “Por ti e di, Ben…ti gjithmonë do të vërtetën dhe unë do të të them të vërtetën për jetën. Askush nuk e di se kur do të shkojnë apo kur do të qëndrojnë. Vëllai yt Jett u largua në moshën 16-vjeçare. Shumë i ri. Nëna jote u largua në moshën 57-vjeçare”. Ishte shumë e re. Por kush do të thotë se mund të vdesë nesër? Çdokush mundet. Pra, le ta shikojmë atë si pjesë të jetës. Ju nuk e dini saktësisht se kur do të largoheni. Thjesht bëni më të mirën tuaj në përpjekjen për të jetuar sa më gjatë që mundeni”, rrëfeu ai . Preston ndërroi jetë në moshën 57-vjeçare pas një beteje me kancerin e gjirit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *