Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë mbrëmjen e së mërkurës në rrjetet sociale një pjesë nga fjala e Papa Franceskut për hipokrizinë.
Edhe pse nuk ka dhënë ndonjë emër, Meta nënvizon se “në politikë nuk është gjë e rrallë të takohesh me hipokritë, të cilët jetojnë një jetë të dyfishtë, atë publike e atë private, që ndryshojnë si nata me ditën”.
Për më shumë lexoni mesazhin e Metës nëse mund të kuptoni kujt i drejtohet.
“Në audiencën e sotme të përgjithshme Papa Françesku u ndal tek “virusi i hipokrizisë”. “Çfarë është hipokrizia?
Është frikë përballë së vërtetës. Hipokriti ka frikë se mund të dalë në shesh e vërteta. I pëlqen më shumë të shtiret, sesa të jetë vetvetja. Shpesh hipokrizia fshihet në vendin e punës, ku ndokush përpiqet të shtiret si mik me kolegët, ndërsa nuk synon tjetër gjë, veçse t’i godasë mbas shpine.
Në politikë nuk është gjë e rrallë të takohesh me hipokritë, të cilët jetojnë një jetë të dyfishtë, atë publike e atë private, që ndryshojnë si nata me ditën. Nuk duhet t’i harrojmë kurrë fjalët e Zotit: ‘FJALA JUAJ LE TË JETË: PO, PO; JO, JO!” Mesazh kaq aktual edhe për shoqërinë tonë!” – shkruan Meta. ©LAPSI.al
Jeni te gjithe hipokrit dhe meritoni litarin fytit
Kurse ti qenke taleban.
Po, për vete e ka. Përveç Tit Budalla, ka përjashtuar 37 intelektualë nga partia.
Dhe helmoi Dritanin…
Po pa tjeter qe e ka per ate monstren e Surrelit??se ai nuk ka as burreri as bes as ndjeshmeri,esht hipokrit esht drogmen, esht super imoral, esht hajduti me i madh i botes, s ka fare dhemshuri, i shef tjeret si dele, dhe ne fund esht mut i muterve.????????????????????