• |
ide | kryesore

Rama: Nuk kam konflikt me Kurtin, por ai duhet të pranojë “Ballkanin e hapur”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pavarësisht përplasjeve të hapura politike për Ballkanin e Hapur, kryeministri Edi Rama thotë se ka një marrëdhënie të mirë me homologun kosovar, Albin Kurti. Sipas tij, nisma rajonale është në interes të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Mes meje dhe Albinit jo. Ne takohmi krejt normalisht. Dje u takuam në Slloveni. Kemi një mosdakordësi konceptuale përsa i përket qasjes së politikës rajonale. Për mua, Ballkani i Hapur është interes strategjik i kombit shqiptar. Përveç saj, është interes strategjik i Kosovës” – tha Rama.

Pavarësisht kritikave të shumta nga Kosova, kryeministri Rama thotë se Ballkani i Hapur është një nismë që do të realizohet. Sipas tij, koha do të tregojë se zbatimi i kësaj nisme nuk do të sjellë asnjë ndikim negativ për Kosovën dhe Shqipërinë.

“E para, çfarë është Ballkani i Hapur. Është zbatimi i katër lirive të Bashkimit Europian. Liria e lëvizjes së njerëzve, kapitaleve, mallrave dhe shërbimeve. Pra nga ajo që ju thatë, i bie që duhet ta njohi Serbia-Kosovën që radha kilometrike në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë të eliminohet. Ballkani i Hapur e heq kufirin andej.

E pengon një gjë shumë e thjeshtë. Sapo e deklaron, ke Washingtonin dhe Brukselin, që të telefonon dhe thotë ‘Çfarë është kjo Shqipëria e Madhe’. Është realizuar pikërisht nga diplomacia jonë me Beogradin. Presidenti i Serbisë ka pranuar lëvizjen e lirë të njerëzve. Procesi i Berlinit është ky por shumë më i avashtë.

Është një proces që varet nga burokracia europiane. Ne nuk kemi nevojë të na mbledhin dhe të na thonë. Ne duhet të ecim shumë shpejt. Ballkani do mbështetet nga të gjithë sepse është rruga jonë për t’u bërë më të fortë. Kur ne pamë që procesi i Berlinit të zvarritej, ne vendosëm Ballkanin e Hapur. Kemi çuar një propozim në tryezë në Francë kur u bë Parisi dhe aty kemi ngecur sepse Vuçiçi nuk pranonte lëvizjen e njerëzve.

Thoshte që shërbimet, kapitalet dhe shërbimet, po, ndërsa njerëzit jo. Gjëja që nuk kuptoj, nuk kam dëshirë të bëj polemika. Dikur bëhej luftë për t’u ulur në tavolinë. Bëhej luftë që drejtorët e ministrive kosovare të uleshin në një tryezë me ata serb dhe këta të fundit të mos çoheshin. Sot serbët janë në tavolinë dhe ikin kosovarët. Unë mendoj që koha do e tregoj, Ballkani i Hapur do realizohet. Nëse më thonë që një vendim që po të merret në kuadër të Ballkanit të Hapur dëmton interesa kombëtare të Kosovës, ne… Unë e respektoj të drejtën e qeverisë së Kosovës për filozofinë e tyre, nuk jam dakord. Ne kemi vullnetin ta trajtojmë këtë” – tha Rama.



8 Comments

  1. Joooo Lpasi , jjooo..

    Ai e tha shume qarte se nuk ka asnje problem me Kurtin dhe tha se as Kurti nuk e detyron Ramen to marri vendime dhe as Rama nuk e detyron Kurtin per te marre vendime.
    Dha argumentat e vet perse kjo nisme duhet perkrahur , por ne asnje fjali nuk e vuri si kusht ose si urdher qe kosova dueht te pranoje Ballkanin e hapur. ( sic mundoheni ju ta paraqisni ne artikullin tuaj)
    Perse deformoni fjalet . Ai biles, shtoi dhe qe qellimi perfundimtar eshte i njejte ( njohja reciproke dhe detyrimi i Serbise te kerkoje falje) , por strategjite per ta arritur ate jane te ndryshme. Njer pale barrikadohet , dhe pala tjeter kerkon bashkepunim. Ai e sqaroi shume bukur qe barrikadat qe vendos Kosova nuk i bejne asnje dem Serbise, pervecse acarojne partneret tane nderkombetare.

  2. mashtrues specialist. Gebels.

    zvarrit Brukseli procesin Ballkanik se ka burokraci?
    Burokracite kane nje te mire te madhe. Se ndalen analizojne mire apo keq? zbatove rregullin apo fute marshin e fundit sa per te dale matane? Burokracite sigurojne STANDARTED.

    kryemashtruesi thote burokracia eshte e ngadalte prandaj do ecim vete se behet me shpejt. Por pa bariun BE, ujku edvin rama ia qin nenen kopese.

    qe do e beje, s’kam dyshim. Me shqiptaret i ka ber gjithe gjemat qe thote. Beri gjemen e detit me grekun, beri bangladeshasit, beri afganet, e me radhe.

    Albin ke te drejten e Kosoves ne dore. Rama ujk plak nuk heq dore, por ti bej kurajo mos u jep. Albin Kurti je shpresa!!!

  3. Albini duhet te prononcohet kundra Rames njejte si me serbet.

    Ngurrimi i Albinit eshte dobesi dhe rama do perfitoje sic po perpiqet. Atehere Albini dhe Kosova do pesojne keq.

  4. Kur filloj te fli ste per Ballkanin i uli veshet e degjeneroj biseden vetem tek kalimi i mallrave ne kufij Albini duhet te mbledhi mendjen tja bej te qarte rrugen e Kosoves KM yne ska as nder dhe as fytyre eshte mashtrues dhe TRADHETAR

  5. Të gjithë e dim mjaft mirë se Serbija historikisht është e rradhitur prapa Rusis, e tani Edi Rama me shtetin shqiptar hyn në atë rradh prapa Serbis, e jo, jo, Kosova nuk hyn në atë rradh të prirur nga Rusija. Aty ku nuk përfshihet direkt BE ose SHBA aty nuk është Kosova.

  6. Po ku ke ti nivel te matesh me Albin Kurtin o njeri, as nivel kulturor as moral. Albini nuk eshte hajdut.
    Shpresojme te jete kocke e forte qe te mos mundesh ta kaperdish.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *