• |
ide | kryesore

Fatos Lubonja: Heqja e Berishës vetëposhtërim i opozitës, Basha duhet të japë dorëheqjen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet e fundit që kanë prodhuar tensione në skenën e politikës shqiptare, vendimin e Bashës për të hequr nga grupi parlamentar të PD, Sali Berishën.

Lubonja thotë se Berisha duhet të largohet që pas ngjarjeve tragjike të vitit 97, por nga ana tjetër kritikon Bashën për vendimin.

”Vetëposhtërm i opozitës që forcon Ramën, autoritetin e Ramës. është poshtërim dhe i shqiptarëve në përgjithëse, opozitën duhet ta ndërtojmë vetë, duket sikur amerikanët po mundohen të bëjnë drejtësi me opozitën.

Çështje tjetër Berisha pastaj. Berisha duhet të ishte larguar nga politika pa s’97. Për përgjegjësitë e mëdha që ka. Shqipëria duhet të kishte tjetër parti opozitare. Me një autokritikë dhe me njerëztë rinj. Fatkeqësia është që këta, me Bashën në krye, apo dhe ata që thonë distancim nga Berisha. Këta nuk marrin parasysh gabimet që ka bërë PD me Berishën, por thonë e kërkon Amerika. Në këto aspekte që Berisha duhet të kishte ikur, u kthye në 2005, dështoi se tha do të luftojë sistemin e korrupsionit. Nuk e luftoi. Iku në 2013, duhej të largohej. U largua nga lidershipi, por kjo është një çështje që ka të bëjë me një PD që do të donim të ishte ndarë nga oligarkët më të cilët është rritur dhe është forcuar, dhe të ishte me të papërfaqësuarit që nuk janë kërkund. Tani se e duan amerikanët, për diçka që nuk e marrim vesh, për ti bërë favore Ramës. ”- tha Lubonja.

Ai ka rezerva për vendimin individual të Bashës, sipas të cilit as diktatori Enver Hoxha nuk deklaronte se i kishte marrë vetë vendimet, por gjithmonë Partia ose Komiteti.

”E sigurt është që vendimin e ka marrë vetë dhe ka nëpërkëmbur gjithë partinë. Mund të bëhej me një votim të qartë, ku ka dhe pro e kundra. Edhe Enveri thoshte vendosi partia a Komiteti, po nuk dilte aty unë vendosa. Si ka mundësi që vendosi ky? Ky është personalizim, edhe sikur të jesh pronar i një biznesi, edhe në atë biznes ke ca leva që duhet të konsultohesh. ”- shtoi Lubonja.

Për Lubonjën, me këtë vendim forcohet Rama i cili është drejtuesi i sistemit dhe po kap PD dhe Basha një aksioner i këtij sistemi.

”Ky është vendim dobësie, që e dobëson. Nëse mund të përdor një shprehje për sistemin që ka ndërtuar Rama, pra që vetëm betonizon, ky është një aksioner, ka qenë aksioner i trustit të betonit, edhe PD-ja. gjithnjë më shumë po e kap Rama. Dhe ky ka shitur disa aksione atje për të marrë një pjesë të vogël. Ka forcuar fuqinë e aksioneve e grupimeve të veta.”- përfndoi Lubonja.


7 Comments

  1. tani, te mendosh qe Berisha duhet te kishte ikur qe ne 97-en dhe tani te filozofosh pse po ikene ne 2021-shin dhe ne ciloen menyre po iken…. kete mund ta bente vetem Tosi! (edhe Ardian Klosi, po na la i ri….)

  2. Eshte e qarte se goditja ndaj Berishes ka dy objektiva nje afat shkurter dhe nje afatgjate

    -Objektivi afatshkurter- ti mbyllet goja Berishes si zeri me i forte e i besueshem ne mbrojtje
    te interesit publik , ne mbrojtjen e njerzve te thjeshte dhe ne mbrojtje te interesit kombetar.

    -Objektivi afat gjate- Te sherbeje si shembull qe ata qe jane te ndershem, guzimtar, te pakorruptuar
    atdhetar, qe vijne nga shtresat e popullit dhe i sherbejne atij duhen larguar, duhen goditur e
    denigruar dhe vendin e tyre ta zene te korruptuarit, imoralet, kriminelet, shushunjat e popullit
    dhe tregetaret e interesave kombetare.

    Berisha duhej te ishte larguar vete, e cdo beje ai mes asaj tufe injorante e te korruptuar te dale
    nga zgjedhje te paracaktuara ?
    Koha e Berishes ka mbaruar, ashtu si ka mbaruar koha e njerzve te ndershem . Kujton apo ben
    sikur nuk kupton Berisha se do gjeje perkrahje ne grupin parlamentar te PD-se . Ata do te
    instruktohen” te gjithe nje nga nje edhe sikur KM-se ti duhet te ndaje ndonje 2-3 qind milion
    euro per kete “instruktazh”.
    Berisha eshte kunder kohes dhe kunder kohes cdo njeri eshte i humbur. Eshte kohe e maskarenjeve
    pat-thene poeti Ali Asllani.

  3. Te gjith po themi saliu duhet te kishte ikur kjo ishte prova e fundit per ramen ai ka ne dor gurin dhe arren ja komunista te hetuar per drejtimin e shtetit.

  4. Basha akuzohej se ka humbur zgjedhjet nga ish-drejtues të PD-së.

    Berisha nuk foli!

    Basha përjashtoi Topallin, Imamin, Patozin, Boden, etj. Prapë Berisha nuk foli!

    Basha bëri marrëveshje me Edi Ramën në vitin 2017. Berisha foli me gjysëm zëri!

    Basha spastroi PD.

    Saliu nuk foli!

    Basha humbi prapë zgjedhjet me 25 prill 2021. Berisha nuk foli!

    Basha e përjashtoi edhe Berishën.

    Saliu, foli!Fatosi i enverit goje ne goje me salihun e enverit

  5. Tani shumica thote te kishte ikur berisha me pare , por ne ’97 ti shoku fatos e mbrojte me zell te madh berishen . Dhe tani ngrihesh e thua te kishte ikur atehere……… Cfare jeni more

  6. Rama fitoi me shuarjen e zerave e cdo kritike. I rrafshoi.

    Rama perfundimisht themeloi sektin rilindes si establishment politik ne Shq.
    Ky establishment aprovon cdo pozite/opozite cdo parti a levizje.ky i pranon te ligjshme a kundraligjshme.
    Ky leviz sipas parimit Politika eshte Shah, ku levizjeve sulmuese i mbrohen krahet me gure shahu.

    Politika nuk eshte shah, demokracia nuk eshte loje shahu. Shushunjat nuk hiqen qafe me ndermjetesine e shushunjave me te medha.

    Ulni koken, Skllever!!

  7. Po, po, ulni kurrizin dhe zvarrituni skllever, thuaj me mire.

    Analfabetet funksionale nuk e kuptojne qe regjimi I Surrelit ka ardhur per te mbreteruar perjetesisht. Argetohen me cirkun e perjashtimit te Berishes te servirur djallezisht nga sulltan Rama dhe ndihmesit e tij amerikane.

    Opozita po shuhet, s’ka ngel me asnje barrere demokracie. Perballja mund te vije kur populli te gjendet I vetem para rilindasve. Po kjo s’ka gjase te ndodhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *