• |
ide | kryesore

Video/ Shënon në transfertë e feston tek tifozët e gabuar: gotat e birrës fluturojnë mbi Haaland

-Instant, Sport, Video



Erling Haaland është një nga lojtarët që po impresionon më shumë dhe që pëlqehet nga shumë klube e tifozë, që do ta donin në skuadrën e tyre, por natyrisht jo prej atyre që e kanë kundërshtarë e të cilëve sapo i ka shënuar gol, dy për më tepër.

Në përballjen ndaj Bayer Leverkusen, triumfi i Dortmund 3-4 erdhi falë performancës brilante të norvegjezit, që në minutën e 77 realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. Vetëm se sulmuesi festoi në anën e gabuar të tifozerisë, aty ku ishin ata të Leverkusen, që fluturuan mbi të një mori gotash me birrë. Haaland e mori me sportivitet, madje mori në fushë një nga gotat me birrë të hedhura nga tifozët, duke bërë sikur piu, ashtu si kishte bërë edhe Declan Rice, pas golit të Stërling ndaj Hungarisë në kualifikueset e Botërorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *