• |
ide | kryesore

Gjendet e pajetë një 40-vjeçare në një automjet të parkuar prej kohësh në Durrës

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 40-vjeçare e pastrehë është gjetur e pajetë në Durrës, në një automjet të parkuar prej kohës që nuk ishte funksional. Policia njofton se nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

“Më datë 13.09.2021, në lagjen nr.4, Durrës, në një mjet të parkuar prej kohësh (në gjendje jofunksionale), është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar rreth 40 vjeçe, (endacake)”, njofton policia.

Dyshohet se 40-vjeçarja ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe identifikimin e viktimës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *