• |
ide | kryesore

Video/ Tiraspoli bën ‘sherifin’ me Shakhtar: Haaland udhëheq Dortmundin në Stamboll

-Instant, F1, Sport, Video



Surprizë e madhe në njërën nga sfidat që hapi mbrëmjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve: Sherif Tiraspol mposhti Shakhtar Donetsk 2-0, falë golave të Adama Traoré në fillim dhe Yansané në pjesën e dytë, duke prishur hierarkitë në grupin e Inter. Nuk ka problem ndërkohë për Borussia Dortmund, e cila me Bellingham dhe Haaland në pjesën e parë mundi 2-1 në shtëpi Besiktas, për të cilët goli i Monteros nuk është i mjaftueshëm për të dalë me pikë.

Dortmundi është pretendent në Grupin C, duke nisur me fitore debutimin në Champions në transfertën e Turqisë. Verdhezinjtë shpejtuan ta zgjidhin ndeshjen në pjesën e parë, duke gjetur rrugën e golit me talentin 18-vjeçar Bellingam, që shfrytëzoi në mënyrën më të mirë asistin e Munier. Rezultati për gjermanët u sigurua në fundin e pjesës së parë, kur dyfishoi i zakonshmi Erling Haland. Një fitore mjaft e rëndësishme për Dortmundin që ndan grupin me Ajaksin, Sportingun dhe Beshiktashin.

Moldavët e Sheriff, që e nisën rrugëtimin europian që në raunin e parë eleiminator, duke mundur kampionët e Shqipërisë, Teutën, ishin debutues absolut në fazën e grupeve. E megjithatë, ky fakt nuk e ndaloi skuadrën nga Tiraspoli të merrte një fitore historike përballë Shakhtar Donetsk. Adama Traore shënoi golin e parë për moldavët, ndërsa Jansane kompletoi misionin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *