• |
ide | kryesore

Ndërpritet seanca në Kuvend, Basha nuk pranoi të flasë pa praninë e Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka rinisur dhe është ndërprerë pas rreth 17 minutash debat seanca parlamentare maratonë. Shkak është bërë mungesa e kryeministrit Edi Rama.

PD ka kërkuar menjëherë ndërprerjen e seancës dhe kthimin e kryeministrit në parlament për të dëgjuar opozitën. Kreu i grupit parlamentar të PD Alfred Rushaj tha se opozita e respektoi detyrimin kushtetues dhe tani është radha e kryeministrit.

“Opozita ndenji në seancë dhe dëgjoi lloj-lloj gjërash që vetëm me programin nuk kishin të bënin. Kërkojmë që të ndërpritet seanca, të vijë kryeministri dhe të dëgjojë propozimet e opozitës”, deklaroi Rushaj.

Nga ana tjetër kreu i PD Lulzim Basha, të cilit i është dhënë fjala nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk ka pranuar të flasë pa ardhur kryeministri në sallë.

Pas disa debatesh, Nikolla u njoftua nga Kryeministria se Rama do të jetë në orën 17:00 në sallën e parlamentit dhe ka kërkuar vijimin e diskutimeve nga deputetët, duke sugjeruar që kreu i PD të flasë pasi të vijë kryeministri. Nga ana tjetër PD kërkoi pushim për të marrë një vendim, një pushim deri sa të shkonte ora 17:00, ndërsa Nikolla ka vendosur 15 minuta pushim.



6 Comments

  1. Filloi ky me keto budallaliqe ?
    O lulush, po kur Rama te mos jete prezent ne parlament per arsye pune, si do ja besh ?
    Kjo eshte opozita qe i premtove demokrateve ? Kapja pas cic-miceve ?
    uhhh me ju Rama rri dhe 8 vite te tjera ne pushtet.
    Ja se ju prish gjiza atij se nuk fole ti ne parlament.

    Ky eshte bole komplet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *