• |
ide | kryesore

Dy të vdekur në Tiranë, bien nga lartësia

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy persona kanë humbur jetën në Tiranë si pasojë e rënjes nga lartësia.

Detaje nga policia: 

•Më datë 19.09.2021, rreth orës 14:00, në rrugën “Mustafa Maçi”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi L. K., 65 vjeç. Nga deklarimet paraprake të familjarëve dyshohet se ky shtetas kurohej nga depresioni.

•Më datë 19.09.2021, rreth orës 14:10, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi V. K., 77 vjeç.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.



2 Comments

  1. media paska marr urdher nga ramazani kush vetevritet te raportohet aksident

    se mos eshte hera pare

    edhe fatzeste qe ndrronin jete nga kovidi, me urdher qeverie kartela u lexon vdekje nga semundje natyrale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *