• |
ide | kryesore

Shkakton sherrin në fushë, Balotelli vazhdon polemikat në rrjet: “Kemi, tru, k**e e zemër”

-Instant, Sport



Adana Demirspor, skuadra turke e drejtuar nga Montella, po humbiste 3-1 përballë Besiktas të Pjanic, kur Mario Balotelli hyri në fushë nga pankina dhe tërhoqi ekipin e tij, drejt një barazimi, me një gol dhe një asist vendimtar në minutën e 97-të. Pas golit të tij, të shënuar me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës, SuperMario ka festuar duke iu afruar pankinës së kundërshtarit. Duke iu drejtuar trajnerit Sergen Yalcin, italiani ka prekur kokën me gisht. Një përgjigje e përsëritur ndaj një polemike 10-vjeçare, kur trajneri aktual i Besiktas e kishte quajtur atë “një djalë pa tru”.

Në bilbilin e fundit shpërtheu një sherr i kontrolluar me vështirësi. Polemika, siç pritej, ka vazhduar në mediat sociale. Balotelli ka shpejtuar të postojë një kolazh në të cilën riafirmon konceptin me tre fotografi elokuente dhe komentin: “Ne kemi tru dhe mbi të gjitha kemi k**e dhe zemër! Një zemër të madhe dhe ne jemi krenarë për këtë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *