• |
ide | kryesore

Video/ Pa Haaland nuk ka festë, Dortmund shembet në Gladbach: dorëzohet Wolfsburg, Bayern kryeson i vetëm

-Instant, Sport, Video



Java e gjashtë e Bundesligës i dorëzon kreun vetmitar të klasifikimit Bayern Mynih: Wolfsburg humbet 3-1 në Hoffenheim, që me Kramaric, Baumgartner dhe Kaderabek përmbysi avantazhin fillestar të Baku. Ujqit rrëshqasin në -3 nga bavarezët dhe pësojnë rikthimin e Leverkusen, që mposhti Mainz 1-0 falë Wirtz. Borussia Dortmund bie, pa yjet Haaland dhe Reus, e mposhtur 1-0 nga Mönchengladbach. Leipzig shpërthen me goleadë: 6-0 ndaj Hertha Berlin.

Borussia Dortmund ngadalëson vrapimin në luftën për titullin në Bundesligë, duke humbur 1-0 përballë Borussia Mönchengladbach. Verdhezinjtë u shfaqën në Borussia-Park pa golashënuesin Haaland, të ndalur nga një shqetësim i muskujve, dhe kapitenin Reus, në infermieri për një problem në gju. Loja e të besuarve të Rose e vuan, ashtu si edhe niveli i ndeshjes, që u zhbllokua në minutën e 37, kur vendasit kaluan në epërsi me Zakarian, me fat në përplasjen e topit në zonë dhe, më pas, i saktë të gjente këndin e pambuluar. Dortmundi e përkeqësoi situatën e tij 3′ më vonë, kur mbeti me dhjetë lojtarë pas përjashtimit të Dahoud i cili, me një karton të verdhë, reagoi ndaj një vendimi të gjyqtarit me një protestë të hapur. Në pjesën e dytë, miqtë u përpoqën të jenë të rrezikshëm, ndërsa Kobel u thirr në cështje nga Hoffman dhe Embolo në disa raste. Në finale T. Hazard dërgoi mbi traversë, topin e grushtuar nga Sommer, duke venitur barazimin e mundshëm e duke lënë 1-0 në fuqi deri në fërshëllimën e fundit. Mönchengladbach gjeti fitoren e dytë në kampionat, duke u ngjitur në 7 pikë. Dortmund, nga ana tjetër, mbetet me 12, 4 pikë prapa Bayern kryesues.

Germany – Bundesliga
RB Leipzig 6 – 0 Hertha Berlin
Eintracht Frankfurt 1 – 1 FC Cologne
Bayer Leverkusen 1 – 0 Mainz
Union Berlin 1 – 0 Arminia Bielefeld
Hoffenheim 3 – 1 Wolfsburg
Borussia M’gladbach 1 – 0 Borussia Dortmund



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *