• |
ide | kryesore

Rama: E vërteta e miqësisë sime me Soros dhe shpallja e Berishës “non grata”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama nuk pranon të thotë se nga e mësoi para të gjithëve se Sali Berisha do të shpallej non grata nga SHBA.


“Për shkak të detyrës unë di edhe gjëra të tjera. Skam asnjë koment për shpalljen non grata sepse ajo është e qartë dhe cdo koment thjeshte politizon dhe kjo nuk është politikë e brendshme” – tha Rama në Open ku mohoi të kishte lobuar për këtë çështje.


“Sikur SHBA dhe DASH të funksiononin me lobime imagjinoni se sa diktatorë me arka të panumërta me diamante dhe flori do e kishin blerë Amerikën deri tani. SHBA jana ata që janë sepse nuk i ble askush. Lobimi atje është ca fotografi me kongresmenë dhe senatorë dhe disa nuk e dinë fare ca është Shqipëria, ndonjë artikull këtu dhe atje, dhe kaq.

Lobim DASH-it? Nuk funksionojnë kështu SHBA. Nuk ka shans. Nuk ka pasanikë që të influencojnë vendimmarrjen e SHBA. Është një përrallë që mund t’jua tregosh atyre që duan ta besojnë. Nuk funksionon kështu ndaj janë SHBA.

Soros? Mund t’ju them këtë. Miliarderi Soros, Sali Berishën e di si emër dhe nuk e ka në asnjë radar të shqetësimeve të tij. Soros është një nga njerëzit të cilët shqiptarët duhet ti jenë mirënjohës. Ai ka qenë njeriu që për shkak të mirënjohjes së tij ai ndihmoi me fondacionin.

Me paratë e Soros janë ndërtuar apo janë rindërtuar ekzaktësisht 275 shkolla. 100 milionë dollarë të investuara në vitët 90 dhe pas vitit 97. I rezistuan edhe tërmetit. U diplomuan jashtë vendit 700 studentë shqiptarë. Është një njeri që është bërë gogol me qëllim për shkak të influencës që ka në kampin liberaldemokrat. E kam mik dhe jam krenar që e kam mik dhe e kam thënë edhe kur në Shtëpinë e Bardhë ka qenë Donald Trump.

E çfarë kam përfituar unë nga Soros? Në jetën e mëparshme kam pasur ndonjë përfitim, ndonjë bursë, ndonjë udhëtim… që Soros ka pasur një projekt për të ndarë Kosovën dhe këtë e ndaloi Saliu kjo është një legjendë me malësorë. Se ku ishte ky plan dhe se si do ndahej Kosova fshehtas nuk e di. Nëse do kishte një plan ai do dilte, do shkonte në parlament e referendum. Dhe më e bukura është që këtë plan e ka pasur Soros që nuk e ka idenë” – tha Rama. ©LAPSI.al

8 Comments

  1. Ketu s’ka asnje te dhene per origjinen dhe burimin e miqesise se ketij njeriu me Soros. E sigurte eshte qe nuk ka lidhje me interesin per Shqiperine sepse ne ate rast Berishen qe e ka qeverisur kete vend per 13 vjet nuk do ta dinte thjesht si emer. Nuk po them ta ftonte ne dasem por te pakten ta dinte qe eshte njeriu qe e futi Shqiperine ne NATO, i hoqi vizat me BE, e integroi ne cdo institucion perendimor per mbrojtjen e te drejtave te njeriut ( pasioni i Soros demek)ku Shqiperia aderon edhe aktualisht, si dhe eshte nje nga ato qe ndihmoi ne bllokimin e projektit me te rendesishem qe do te rishkruante historine e Ballkanit. E pamundur qe nje projekt i tille bashke me mbeshtetesit dhe kundershtaret te mos i kete shkuar ne vesh njeriut qe ka me shume investime ne kete rajon. E njejta gje dhe me reformen ne drejtesi qe sipas Linda Rames do te jete fanar ndricues per te gjithe boten.

  2. Keto peralla qe na tregon Skenderbeu nuk i besojne edhe kalamajte e kopshtit. Ky dhe Hollandezi fluturues jane produkte te Zoros dhe investime te tij qe te kete njeren dore ne Bakllava ( Basha) dhe tjetren ne Revani (Ram) dhe te bej cte doje me vende te ballkanit deh ti perdori si gure shahu ne skakiern boterore sa here kane qellime te realizojne axhenda rajonale apo dhe me gjere. Zoro na erdhi nje dite se i lindi ne zemer ti falte shqiperise 100 miljone dollare se i zinin vend ne shtepi donte te lironte nje nga dhomat se donte ta kthente ne salle force. Zoro dhe takemi i tij as gure te cash koken tende nuk te japin falas nese bejen nje gje eshte per te arritur nje qellim te mire menduar. Mbajti me pune dhe trajnoi vetem nomeklaturen e majte dhe bijte e tyre dhe nuk depertoje dot te punoje edhe rojar ne fondacionin e tij po mos te kishe prejardhje apo lidhje me te majten komuniste te rregjimit te dikurshem skeme qe e perdori ne te gjithe evropen lindore dhe vendet e ish -kampit socialist.

  3. U bënë bashkë sekti i Rivdekjes, ekzekutuesi dhe ideatori dalë krah për krahu.

    Ja dhe pak derisa të sqarohen gjërat e të ndahet shapi nga sheqeri njëherë e përgjithmonë. Kurrë më nuk do bëni hajër në këtë botë, fytyra të urryera luciferiane.

  4. Se si funksionon DASH dhe vendim marja atje e keni te zeze mbi te bardhe te emaili i soros per hillarin mbas 4 te vrareve ne bulevard…me detyrim percaktim se ke duhet te niste per tirane.
    Perrallat shko tregoja zahos po rrezik edhe ai ste beso me…

  5. or ti shoku rama qe ju e doni shqiperine vasale te serbise kjo dihet qe ne 44 tren me shitjen qe i bete kosoves eterit tuaj gjoja reforma ne drejtesi seshte gje tjeter vecse kapja e drejtesise nga njerzit tuaj korrupsjoni shpopullimi i ketij vendi vjedhja haptas e zhgjedhjeve po ndodh me bekimin e atyre qe jane nen influencen e sorros nuk mund ti genjeni me shqiptaret

  6. mashtrim dhe keqinformim, dizinformim :

    Me paratë e Soros janë ndërtuar apo janë rindërtuar ekzaktësisht 275 shkolla. sa jane ndertuar ???? nuk dihet

    sa jane rindertuar ??? dhe cfare eshte rindertuar ???

    nuk dihet

    100 milionë dollarë të investuara në vitët 90 dhe pas vitit 97.
    100 milion kane shkuar per rrogat e findacioneve , sa kane perfuinduar tek shqipatret??? sepse konsulentet kane pastur dieta 600 usd dita ??

    I rezistuan edhe tërmetit. cilet i rezistuan termetit ??? ndertimet qe sdihen apo rindertimet qe sdihet ne cmase ???

    U diplomuan jashtë vendit 700 studentë shqiptarë. jane shume pak, ne mijra studente, dheben mire qe ti listosh sepse shumica kane qene femije te ish nomeklatures dhe stafe te fondacioneve,

    mashtrim mashtrim mashtrim

    ky eshte rama dhe soros

    paketime te bukra nga jashte, si cdo produkt tjeter burse, dhe aspak vlere ne te vertete,

    nje pordhe e madhe investimet e soros, qime e trashur hiperbolikisht nderkohe kemi miliona fond te verteta nga gjermani a, europa etj investime direkte te prekshme te gtz giz , swiss , suedi austria….

    soros zakonisht perdor fondet e usaid…. dhe ka si qellim pergatitjen e ish elitave komuniste per te marre pushtetin pra duke zene demin nga briret … straategji e holle dhe e suksesshme ne vende si shqiperia, goxha me pak e sukseshms ne rajon dhe shume pak e sukseshme ne europen qendrore dhe perendime

    mund te themi qe sorros ka patur sukse te plote ne shqiperi

    pra dalim si eksperiment …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu