• |
ide | kryesore

Alex Soros nuk e lë të vdesë Ballkanin e Hapur

Arkiva, Lajme, Të fundit



Edhe pse Edi Rama e ka shpallur vdekjen e Ballkanit të Hapur, për Vuçiçin, për Kovacevskin dhe sic duket edhe për Aleks Sorosin, shpirti i nismës nuk ka mbaruar ende.

Si mikpritës i Procesit të Berlinit në tetor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë një hap pas dhe ka shpallur fundin e Ballkanit të Hapur, nisma gjysmake që eci para pa Kosovën, me kundërshtimin e Malit të Zi dhe indiferencën e Bosnje Hercegovinës.

Por ndërsa qëndron në New York, ai është takuar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski dhe Aleks Sorosin, dy mbështetës të Ballkanit të Hapur. “Në shpirtin e Ballkanit të Hapur” shkruan Sorosi i vogël në diciturën që shoqëron foton nga New York, të cilën e ka postuar në Instagram.

Ngulmimi i Soros për të mos e lënë të vdesë Ballkanin e Hapur vjen në një kohë kur vende si Gjermania nuk e shohin me sy të mirë projektin që në vend se të afronte vendet e rajonit, i thelloi më tej kontradiktat mes tyre. Në veçanti, Ballkani i Hapur rezultoi i dëmshëm për shqiptarët, duke provokuar përplasjet më të ashpra ndonjëherë mes kryeministrave të Prishtinës dhe atij të Tiranës, po ashtu duke lënë jashtë vëmëndjes të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në trojet jashtë shteteve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Mbetet për t’u parë nëse Rama, me të mbyllur takimin e Procesit të Berlinit në Tiranë, do t’i kthehet prap lojërave me Ballkanin e Hapur. Nuk është çudi që mesazhi që shpërndan sot Soros dhe marrëveshjet në prapaskenë të kenë më shumë ndikim në vendimmarrjen e Ramës se sa angazhimet shtetërore që merren në samitet ndërkombëtare.



6 Comments

  1. Kuptojeni se nga cpolitike rruge udhehiqemi.Kryetari shtetit krah qafe me trashegimtarin, sot perfaqesuesin e politikes percarese, difuzive botrore. Sorosi nuk eshte personalitet apo perfaqesues shtetror, ateher lind pyetja, cfar afrimiteti politik ekonomik e lidh Ramen mesorosin. Vetem djallezia e mbeshtetja lobiste e tij qe ben e ka bere per kete banditin tone, ne mbajtjen e politiken sektare te rilindasve, e ringjalljes se mendimeve e qellimeve te mbetjeve te kulisheve te partise punes, te cilet sot vegjetojne ne cdo qelize te pushtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *