• |
ide | kryesore

Tallja me qytetarët/ Këshillimi Kombëtar rikthehet si argument për kanabisin

Arkiva, Kryesore, Lajme
Keshillimi Kombetar



Sa herë që kritikët i kujtojnë Edi Ramës interesin e popullin shqiptar, ai ka gati një shprehje; “Populli shqiptar është më i mençur se sa kujtoni ju”. Por nga tallja e trashë që ka bërë me përgjigjet e qytetarëve në Këshillimin Kombëtar, duket se as vetë nuk e beson atë që thotë.

Po të kthehemi në fillim të muajit Korrik, kryeministri bëri një deklaratë surprizë dhe shpalli fundin e Ballkanit të hapur. Papritur, e quajti atë një mision të përmbushur, të cilit i kishte ardhur fundi.

Pas kësaj, Lapsi.al iu kthye argumentave me të cilin Edi Rama e mbrojti aventurën e tij me Vuçiçin përmes përgjigjes së 59% e shqiptarëve që kishin mbështetur në Këshillimin Kombëtar. Nga mbi 500 mijë të pyetur rezultonte se shumica ishin pro një rajoni me lëvizje të lirë të njerzve mallrave dhe ideve.

Lexo edhe: Mbyllja e “Open Balkan”/ Ku shkuan 59% të shqiptarëve që e mbështesnin

Kuptohet se me kthesën e papritur për t’i dhënë fund Ballkanit të Hapur, Rama i hodhi në koshin e plehrave përgjigjet e Këshillimit Kombëtar. Zarfat e qindra mijëra qytetarëve nuk kishin më asnjë vlerë, ndryshe nga çfarë ishte propaganduar në fillim të vitit që shkoi.

Por tallja nuk ka përfunduar këtu. Kur i leverdisin përgjigjet e Këshillimit Kombëtar, ato rikthehen si argumenta. Në prezantimin e projektligjit për legalizimin e kanabisit, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e nisi fjalimin në parlament pikërisht me rezultatet e Këshillimit Kombëtar.

“Mbi 61% e qytetarëve të pyetur gjatë Këshillimit Kombëtar janë përgjigjur se Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportin e kontrolluar nga shteti të kanabisit për arsye mjekësore” tha Manastirliu.

Sipas Ramës dhe Manastirliut, 300 mijë qytetarë që i kthyen përgjigje me zarf duhen dëgjuar kur janë pro legalizimit të kanabisit për përdorim mjekësor, por mund të shpërfillen kollaj kur janë pro Ballkanit të Hapur.

Kjo logjikë gjen shpjegim në arrogancën e mandatit të tretë të qeverisjes së Rilindjes.

Këshillimi Kombëtar ishte një farsë dhe kjo kuptohej nga mënyra me të cilin u vu në zbatim. Në vend të organizonte një referendum për temat që hodhi në pyetësor, qeveria shpërndau zarfe me 12 pyetje në shtëpitë e qytetarëve. Nuk pati asnjë transparencë për procedurat me të cilat u numëruan dhe si u nxorrën rezultatet. Sigurisht që në fund, rezultatet ishin në favor të çështjeve që mbronte qeveria.

Por nga tallja në tallje, kuptohet edhe diçka tjetër; se ndryshe nga ajo që thotë në publik sikur mendon se populli është i mençur, Rama qeveris në realitet sikur po drejton një tufë delesh të humbura qw e ndjekin pas në çdo rast./Lapsi.al



31 Comments

        1. Askush me nje intelligence qofte edhe modeste nuk i beson ketyre lloj pacavureve qe per me teper jane teresisht edhe antiligjore por puna eshte se shurres Rama ( I cili e di shume mire qe nuk e besojne mbi 80 % e nierezve ) i intereson ky keshillimi kinae kombetar qe te perligje vendimet e tij kontroverse .

    1. Kinezerite a fuges dhe compani: shpikja e fundit shqiptare keshillimi kombetar. Statistika te sajuara si kryek… I madh

  1. këta oligarkë financojnë çetën mediatike të Tigrit, me të cilën ka nisur të sulmojë Erion Veliajn. Rastësi apo jo, anëtarë e çetës janë ish zyrtarë të korruptuar të PD-së, fanatikë të Sali Berishës, gazetarë me vila në Rolling Hills, Palasë, Kodrën e Diellit dhe Gjirin e Lalzit, gazetarë shfaqen duke pirë puro me Arben Ahmetajn, gazetarë me vila dhe televizion.

  2. Po sigurisht qe populli eshte me i mencur se sa kujtoni ju.

    Tjetri ka 10 vite ne pushtet si Kryeminister, 10 e kusur vite si Kryebashkiak i Kryeqytetit te vendit. Pa permend ketu vitet si Minister Kulture se s’ja vlen me u marr me qindarka.

    Dicka di me shume se ju! Apo jo?!

    Shikoni pra… dhe mesoni!

    Njerez inferiore si ju nuk duhet te kritikojne se s’kane as tager e as kapacitet.

    Njerez si ju duhet te qendrojne te perulur perpara njerezve superiore si Rama dhe thjesht te mesojne.

    E se fundi te thone “faleminderit”, “po padron”, “ke te drejte padron”, “si urdheron padron”… gjera te tilla!

        1. Me cfare logjike e e vlereson ate copen e mishit ne video?
          Sa per karbohidratet, I am sorry. Po mund ti fusesh nje llalle me kos po deshe.

          1. Me logjiken qe e sheh si sherbetoren e sherbetorit te te derguarve te masterave.

            Pershesh me kos. The best.

  3. Ja edhe qingji YorgoKaris ne krahet e ujkut tinzar Edvin Paulina Bilalramshkerdhata.
    Hahaha….or qingj,or sheleg shijoje qenverine,shijoj, e more rogen edhe sot.Dhe sa mire qe e lexokerke “Lapsi.al”!
    Bravo keshtu te do Edua: Yorgos Lepiridhis.

  4. Heres tjeter mos shpenzo gjithe keto llafe, por mjaftohu me “ke te drejte padron”.

    Gjithsesi, te lutem! Mund te ikesh tani.

  5. ouuuu

    “po padron”, “ke te drejte padron”, “si urdheron padron” ?????

    e majta revolucionare sikur u cu, i preu koken mbretit, dhe vendosi “liri, vllazeri,barazi” ne nje rend te ri pa padrone dhe klasa te shtypura !!!!

    na e sqaro i cik ket padronllikun o klyshi i vogel i neo-globalizmit

    1. ke per te perfunduar si miku yt i dhomes se psikiatrise,Ardian klosi.i vetvarur ne traret e hales.do i hapesh barkun te gjitheve.padron pederast.

  6. Une nuk merrem me perralla me te majta revolucionare.

    Une merrem vetem me perralla me mbret.

    Te majten revolucionare e derguam me tren nga Zyrihu, via Berlin e drejt Shen Petersburgut, para me shume se nje shekulli, per t’i qire trurin fshatareve si ty.

    Te lutem. Mund te shkosh.

    1. I nxorre kembet e ideologjise me i fjale

      Me ne fund se na plase

      Ishalla se merrni globin ne dore thuj se mjere njerezimi

  7. Po Edi Rama eshte shume i zgjuar, ai e di se cfaredo te thote e te beje delet do blegerisin njelloj sic blegerine per 50 vjet. E vjen kaq natyrshem pyetja: I kujt eshte faji , i Rames(Enverit) or i popullit tone “ trim “?

  8. Grini sallate, grini. Jo vetem qe do mbjelle kanabis sa te kerdiset, por do ua ua jape token falas Luces, Doshit, Manes e me shoke, si bicim strategjikesh per mjekesi. Dhe ta shikoni mbjell me njeri kanabis ilegal apo jo! Organizata jone e madhe kriminale nuk do lere kembe njeriu te mbjelle pa leje ose do e hane te semes.

    1. Jo mo plak, do mbjellin ,por keta do jene grumbullues qe te caktojne cmimin. Shteti do vazhdojë të merret me keta qebjellin pak se do i prishin punë atyre qe do mbjellin shumë.

      Do mbesin disa grumbullues dhe mbjellës.

      Njësoj si lojrat e fatit zhduki te vegjlit për llogari te disa të medhenjve prej te cileve do merrte me shumë para
      Sot janë bere shume mbjellës kanabisi dhe kanë kosto në imazh
      Rama ska më interes të merret me cdo qelizë të irganizimit të kanabisit se po i dalin duarsh disa , kshu qe i fut një centralizim dhe atzre qe spagujni ëëshon policinë kollaj.Grumbulluesit e medhenj i ka te shantazhueshem lehtesisht

      Nderin ua ben leke u merr she poshte fillon pastrimi vetevetiu se sdo kete me interes per shkak të kontrollit të.çmimit nga grumbulluesi.

      Keto janë skema të njohura te tregut, rama po e zbaton tek droga

      ky eshte narkoshteti i parë në europë mirëfilli narko.
      Do çojë në kolaps ekonomik por pa prish fasaden , ne te vertete ekonomia eshte për ibret, kolapsi eshte aty i pashpallur , ekonomi jokonkuruese, dhe largim masiv,
      Vetem fasada rri në këmbë. Dhe dihet një fakt qe jemi shimë të vegjël për vemendje
      Shqipëria ka ik për lesh dhe vemendje do ketë vetem pu u përzje rajoni në trazira

      Opsioni tjeter eahte bashkimi pa dallim ideje feje krahine partie tek doktori dhe tek opozita qe udheheq ai.

      Halli eshte i të gjithëve, nuk ka më të majtë as socialdemokrat ka një regjim qe duhet përmbysur.

      Asnje ska te drejtë reale.
      Me pas një hall nuk ka shtet, nuk polici prokurori gjykata kadastra shendetesi arsim ne fakt nuk ka asnjë institucion qe funksionon ne teresi jo e jo për qytetarin
      Ca janë gjysma gjysma duhen për pushtetin për te vjedh jo kesh oshee jo ukt.
      200 mijë veta në administratë paguhen me leke që merr borxh qeveria me eurobonde dhe sbejne asgje, 90% janë parazitë

      Po mirë thonë, i plasi kari Ramës, rama merr lekët ridhjeresat lepijnmutin e ramës 95% e popullit smarrin asgje

  9. Per shkeljet te renda me nje vlere prej 4,100,000 euro eshte gjetur person përgjegjës edhe drejtori i Finances se Ministrisë se Mjedisit z Trajan Vasili, vëllai i deputetit dhe ish- kryetarit te LSI, pasi ka kryer pagesa ne kundërshtim me ligjin.

    Po per te njëjtat fakte te këtij raporti financiar prokuria e pasacme ka arrestuar dhe po gjykon ish- ministrin Lefter Koka dhe mbikëqyrësin e punimeve Arben Dervishaj

  10. për çfarë i duet Berishës Gazmnd Bardhi këtë javë, është të prish “festën”e Bashës që po martohet për herë të dytë me PD, këtë radhë pa shkjesë Berishën. Dhjet vjet më parë më 22 korrik 2013 ai u bë kryetar I PD me bekimin e Berishës përballë Olldashit ndërsa dhjet vite më vonë ai po bëhet kryetar I një pjese të PD pa bekimin e Berishës. Dhe i vetmi hall I Berishës është si tia prish këtë festë, e cila i prish atij monopolin e opozitës.

  11. Shkarkohet kryeredaktori i portalit të familjes Berisha: Më sekuestruan kompjuterin. Gjuhe e koduar per nje skandal seksual?O ceceni Gimi miku jot Pinjolli i familjes spiune ne shkoder Spahia eshte kapur nga kolegu i tij me sms seksuale dhe i shkarkuar nga ky vellai i bardh spahise,Gimi cecenet nga tv syri po fillojne te bejne publike cdo gje qe ndodh ne tv e familjes berisha,historite sapo kane filluar te behen publike

  12. Ka një jargavitje të madhe të Sali Berishës ndaj Gazmend Bardhit këtë javë. Riposoton statuset dhe fjalimet e tij, dhe përgjërohet se është gati të rishikoj gjithçka për një bashkëpunim me të.

    Përulja e Berishës ndaj tij është përtej rëndësisë që Gazmend Bardhi ka në politikën opozitare dhe veçanërisht në copat e PD. Por rëndësia e tij është një javore dhe ai për Berishën ka shumë rëndësi deri më 27 Korrik në atë që quhet votimi për kryetarin e PD

    1. UNE TE JAP MIELL TI ME JEP PUSHTET ESHTE KESHTU JORGE LEPIRESI QE VETEM I MER ERE! thotë:

      Po miellin ne shtepine e botit kush e coi ?RAMA JA JEP FALAS SE E KA ME SHUMICE NE TUNELET E SURRELIT DHE JA CON ME CANTA KUR VJEN DJALI DJALLIT ME AVION PERSONAL !KANABISI ESHTE SI GJETHJA FIKUT PER TE MOS KUJTUAR MIELLIN E BARDHE KY I JEP MIELL ATO I JAPIN PUSHTET KJO ESHTE MAREVESHJA MIDIS VELLEZERVE ME JEP TA JAP JE DAKORT JORGE ?

  13. Mielli I Rames eshte I cilesise se larte por dhe byreku I Lindes nuk ka te sharKush e shan byrekun e lindes e shame dhe ne qe e duam shume kete zonje te madhe thotë:

    me miellin qe Ben byrekun Linda
    Kush e DIN cfare cilesie e ka dhe ajo shejtanjaka gjize te mire thone dhe jo me kot eshte eshte bashkuar me shejtanin e madh
    Those ftojne dhe Jorgen I japin nje cope byrek prodhim Linde

  14. Zyhra Sorra Kola, 66 vjeç me origjinë nga Bajram Curri, për të publikuar një koment me kërcënime të rënda. “Kater k…duhen vrarë me bukë në gojë”, shkruan 66 vjeçarja Zyra Sorra Kola, duke marrë pëlqimin e një tjetre bashkëpronare në kullat e Partizanit, Rajmonda Bekteshi.Ti loqja e majte e salihut duhet te jesh nje shurranjos shpellkar nga ato qe salihu ka krijuar dhe me master shkencor

  15. Pas kësaj humbjeje lokale por që shpjegon sërish të njëjtën ligjësi kombëtare, palët do
    vazhdojnë të këndojnë të njëjtën potpuri. Rregjimi vodhi votat, revolucioni rifillon në
    shtator, Lulzim Basha është shitur prapë tek Rama dhe Sorosi angazhoi për Ramën gjithë
    fisin e vetë në Gosë dhe katundet e Rrogozhinës si asnjëherë më parë. Shkurt marrëzia e
    shkëputjes qëllimshëm nga realiteti do jetë deviza e pandalshme e kësaj gjoja opozite tragji-
    komike.

    1. Është e vërtetë që opozita sot është kthyer në një gjëndje tragji-komike, siç thua ti, por po aq e vërtetë është se janë intrigat e ndyra të hajdutit Rama që e shkatëruan këtë opozitë.
      A është e vërtetë që mbrenda një jave qeverisë Rama i janë zbuluar me fakte 4 skandale korruptive e skandale morale ?
      Berisha vërtetë ka mjaftë dritë hije në karrierën e tij politike, por ama po bëhen 20 vite që laj e thaj i përmenden Gërdeci e 21 janari që duheshkan rigjykuar, kur janë hetuar e ndëshkuar ata që i kanë pasur përgjegjësitë “personale” siç pretendon Rama, duke përjashtuar veten.
      !Vrau Berisha” 26 veta në Gërdec
      A ka ndonjë fakt se ai ka shkuar në Gërdec dhe i vuri flakën barotit që të hidhej në erë fabrika megjithë fshatin ?gjithë Shqipërinë ?
      Vetëm në këto 7 muajt e para të këtij viti, janë vrarë nja 40 shqiptarë me njeri tjetrin si rezultat i kanabizimit të gjithë Shqipërisë nga Rama.
      Po ti mbledhim të gjitha vrasjet në këto 11 vite, për sherrin e trafikut të kanabisit, sa do të na dalë shifra ?
      Ngritja e fabrikës së çmontimit të armëve të vjetra të rrezikëshme në Gërdec , ishte një kërkesë e NATO-s e jo ndonjë tekë e Berishës.
      Po a mos ja kishte kërkuar Ramës NATO-ja që të kanabizonte gjithë Shqipërinë ?
      Paska vrarë Berisha 4 protestues “paqësorë”
      Po pse a nuk vrau qeveria amerikane 4 protestues “paqësorë” që sulmuan Kapitolin ?
      Nuk po hetohet Biden, por Trump që ndërseu militantët e tij kundër Kapitolit
      Pra nëse kërkohet të rihetohet 21 janari, duhet të hetohet Rama se përse e shpërbleu një gardist zjarri duke e emëruar kryetar bashkie në Mat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *