• |
ide | kryesore

“Procesi i Berlinit” në Tiranë/ Pazari me Ramën për “Ballkanin e Hapur”

Arkiva, Kryesore, Lajme
Rama Vuçiç



Edi Rama po merr nga Brukseli një dhuratë që ia ka zili çdo politikan tjetër i Ballkanit Perëndimor. Është hera e parë që një Samit i Procesit të Berlinit del nga kufijtë e Bashkimit Europian dhe zhvendoset në Tiranë, ku do të mblidhen bashkë presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kancelari gjerman Olaf Sholc dhe pas takimit, presidenti francez Emanuel Makron.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula fon der Leyen ne konferencë për mediat
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula fon der Leyen ne konferencë për mediat

Në konferencën me Ramën, Von der Leyen nuk e kurseu një premtim miklues, kur tha se ekonomia e Shqipërisë do të dyfishohej nga investimet, nëse qeveria përmbushte reformat.

Po çfarë ka ndodhur që vëmëndja e burokratëve të Brukselit dhe e dy kryeministrave më të fuqishëm të Bashkimit Europian është kthyer nga Tirana? Përse u zhvendos Procesi i Berlinit?

Deri pak vite më parë, kryeministri i Shqipërisë ishte në një situatë për të ardhur keq në raport me Brukselin. Loja me hapjen apo mbylljen e negociatave e frustroi Edi Ramën deri në pikën që e bëri qesharak.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencë me ish-kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencë me ish-kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel

Në mandatin e parë në pushtet, ishte i entuziasmuar nga pritjet që i rezervoheshin në kancelaritë europiane. Mburrej se kishte takuar 3 herë kancelaren Angela Merkel brenda pak muajsh. Asokohe shprehej se kishte me të një raport miqësor. Francezët i dhanë dekoratën e lartë të Komandantit të Urdhrit të Legjionit të Nderit për politikën që kishte ndjekur në rajon, pas vizitës në Beograd.

Në atë kohë, Rama lutej publikisht që hapja e negociatave të ndodhte, duke e konsideruar një çështje për jetë apo për vdekje”.

Por nga Bashkimi Europian, pavarësisht buzëqeshjeve, i erdhën vetëm refuzime. Në fillim thanë se problem ishte përhapja e madhe e kanabisit dhe trafikut të drogës, pastaj se duhej bërë reforma në drejtësi, pastaj duheshin rezultate nga vetingu, pastaj arrestimet. Vitet kaluan shpejt dhe doli problemi i Greqisë me Maqedoninë, pastaj negociatat dështuan nga revanshi i politikanëve të djathtë brenda Bashkimit Europian që kundërshtonin zgjerimin, pastaj ishte Holanda me shqetësimin për kriminalitetin shqiptar dhe grupet e saj “fakt-mbledhëse”, kushtet e Gjermanisë, ankesat e Francës për azil-kërkuesit, problemet e Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut etj.

Lexo edhe: Edi Rama dështon me integrimin europian për herën e shtatë

Lexo edhe: Ministret letër qeverisë së Holandës: Shtrijani dorën Shqipërisë (DOKUMENTI)

Lexo edhe: Kronologjia/ 6 vite mashtrimet e Ramës për negociatat

Historia e negociatave/ “Dasmat pa krushq” nuk e fshehin dot dështimin

Është pak të thuash që frustrimi e ndryshoi qasjen e Ramës ndaj Brukselit. Premtimet e para, u shndërruan në justifikime, justifikimet në gënjeshtra, që kulmuan në një festë të rreme me dekorata për ambasadorët, në zyrat e ministrisë së jashtme. Kur gënjeshtrave u doli boja, i erdhi radha zhgënjimit, cinizmit dhe kundërvënies.

Aleksander Vuçiç dhe Edi Rama

Marrëdhënia me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç i kishte dhënë Ramës një peshë tjetër mes burokratëve të Brukselit. Fillimisht kur u bënë bashkë në Procesin e Berlinit. Më pas, pozitat u konsoliduan në sytë e ndërkombëtarëve, kur të dy takuan në vitin 2014 në Beograd.

Kjo marrëdhënie, që u ngjiz për t’i treguar ndërkombëtarëve se ishte një politikan modern, jo peng i inateve të vjetra nacionaliste, do t’i shërbente Ramës për të zhveshur kostumin e dështakut të negociatave, i dënuar të presë pafundësisht “Godonë” në dyert e BE-së.

Në Tetor të vitit 2019, kur Shqipëria dhe Maqedonia kishin marrë një refuzim tjetër për negociatat nga Bashkimi Europian, Edi Rama dhe Zoran Zaev u ulën në prehërin e Aleksandr Vuçiçit në Novisad të Serbisë, duke krijuar Minishengenin Ballkanik, një nismë që do të quhej më vonë Ballkani i Hapur.

Nisma e Novisadit bënte bashkë Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut në një përpjekje për të hequr kufijtë dhe për të lëvizur mallra, shërbime, kapitale pa asnjë pengesë mes tre vendeve. Mungesën e skrupujve për t’u afruar me Serbinë, në shpërfillje të Kosovës nuk e kishte pasur asnjë kryeministër tjetër shqiptar i pas viteve 90.

Nismën e Novisadit nuk e ndali as një intervistë e Vuçiçit në Politico, ku ai shprehej entuziast për projektin e ri, me të cilin do të ringjallte hapësirën e vjetër ekonomike dhe politike që e quante “Jugosllavia e vjetër, plus Shqipërinë”.

Takimi mes Vuçiç, Ramës dhe Zaev në Novisad
Takimi mes Vuçiç, Ramës dhe Zaev në Novisad, Tetor 2019

Ballkani i Hapur nuk u mbështet asnjëherë nga Bashkimi Europian, pasi konsiderohej një iniciativë që i mbivendosej Procesit të Berlinit. Në fakt, ky ishte qëllimi i saj.

Vuçiç dhe Rama të ndjekur nga Zaev i Maqedonisë së Veriut krijuan një projekt alternativ në rajon, që i zhvishte nga varësia ndaj Bashkimit Europian. Duke qenë “vetë zot e vetë shkop”, politikanët ballkanas shpëtonin edhe nga tërheqjet e veshit, me të cilat i ndëshkonte herë pas here Brukseli.

“Karma is a bitch” do të tallej Rama në një nga samitet e Davosit, kur tregonte momentin që mësoi mbi arrestimin e eurodeputetes Eva Kaili për korrupsion. Për vite me radhë, Bashkimi Europian e kishte fshikulluar përmes raporteve korrupsionin mes qeveritarëve ballkanas.

Bashkë me aleancat, ndryshoi edhe fjalori politik. Në një vizitë të Ursula fon der Leyen në Tiranë, Rama foli me përçmim për Procesin e Berlinit. “Shkojmë nga samiti në samit dhe përparim nuk ka. Në 8 vite ne ende s’kemi mundur të heqim një mur me tarifa. Ende nuk kemi zhdukur barrierat për eksportuesit” shprehej ai.

“Drejtuesit e BE-së, Gjermanisë e Francës nuk kanë kohë të çohen çdo mëngjes nga gjumi me pyetjen se si eci sot Procesi i Berlinit. Atë duhet ta bëjmë ne vetë këtu në rajonin tonë: “Ballkani i hapur” mund të quhet i zoti e nxjerr gomarin nga balta” shtonte Rama.

Gjatë një vizite në Gjermani, në një konferencë me kancelarin e sapozgjedhur Olaf Sholc, kryeministri i Shqipërisë foli sërish me përçmim për Procesin e Berlinit, duke e quajtur atë një proces “të përhumbur në kanalet e burokracisë në Bruksel”.

I ndërgjegjshëm se europianët nuk e shihnin me sy të mirë iniciativën mes tij dhe Vuçiçit, Rama kaloi në tallje ndaj Bashkimit Europian. “Nëse Ballkani Perëndimor nuk mund të shkojë në BE, BE mund të shkojë në Ballkanin Perëndimor” ishte deklarata e një viti më parë në një Samit të Sllovenisë.

Lexo edhe: Kronologjia/ Si u miqësuan Rama dhe Vuçiçi

Lexo edhe: Gjeopolitikë/ Si ndikon tek “Open Balkan”, lufta në Ukrainë

Lexo edhe: Berlin: Ceremonitë që varrosën “Ballkanin e Hapur”

Efekti kryesor i “Ballkanit të Hapur” ishte përçarja në rajon. Nga Kosova erdhën akuzat për qeverinë e Shqipërisë se po shpërfillej dhimbja e mijëra shqiptarëve që ende nuk kishin një varr për të afërmit e tyre, për të cilët Serbia refuzonte ndihmën për t’i gjetur. Mali i Zi akuzoi Serbinë se përmes Ballkanit të Hapur synonte heqjen e kufijve për të forcuar ndikimin e saj ekonomik dhe politik në Ballkan. Edhe drejtuesit e Bosnje e Hercegovinës e panë të rrezikshme iniciativën dhe i qëndruan larg dyshes Rama-Vuçiç.

Aleksandër Vuçiç, Dimitar Kovaçevski dhe Edi Rama në Ohër për Ballkanin e Hapur

Pohimet që vinin nga Rusia mbi efektet e nismës Rama-Vuçiç ishin po aq shqetësuese. Pasi nuk mori dot pjesë në mbledhjen e Ballkanit të Hapur në Beograd, Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov shpërtheu në akuza kundër BE dhe SHBA.

“Ne vlerësojmë nismat kurajoze të ndërmarra nga Serbia dhe Presidentit Vuçiç, i cili ka theksuar se nuk do të angazhohet në veprime kundër Rusisë, edhe pse BE do që vendet kandidate të rreshtohen në veprime rusofobike. Siç duket qartë, ata që lëvizin fijet në Bruksel nuk e duan këtë. Ata nuk duan që ne të mbështesin Beogradin, përfshi Ballkanin e Hapur. Duket qartë që ata që janë Bruksel, por edhe NATO duan të aplikojnë në Ballkan projektin e Ballkanit të Mbyllur” tha Lavrov, në vitin 2022, kur lufta me Ukrainën ishte në kulmin e saj.

Loja me dy karrige ka qenë një luks politik i Aleksandër Vuçiçit, për hir të ndjenjave të dyzuara të popullit serb përkundrejt perëndimit. Por me aleancën që krijoi me Vuçiçin dhe me konkretizimin e “Ballkanit të Hapur”, Edi Rama krijoi iluzionin tek liderët perëndimorë se po luante të njëjtën lojë.

Sholtz, von der Leyen dhe Rama në Berlin në nëntor të vitit 2022
Olaf Sholtz, Ursula von der Leyen dhe Edi Rama në Berlin në Nëntor të vitit 2022

Në nëntor të vitit të kaluar marrëdhëniet ndryshuan. Në mbledhjen e fundit të Procesit të Berlinit, Vuçiç mungoi. Albin Kurti atëherë nuk i përmbajti dot romuzet. “Nuk është që na mungoi fort, ndoshta të tjerëve, por jo mua” u tha ai gazetarëve, duke pasur ndërmend Edi Ramën.

Përtej kunjave, vendet e Ballkanit Perëndimor firmosën në Berlin disa marrëveshje që kishin mbetur gjysmake në “Ballkanin e Hapur”. Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina pranuan të firmosin marrëveshjet që kishin refuzuar më parë.

Në Berlin, Rama mori edhe sinjalet e para për t’i dhënë fund “Ballkanit të Hapur”. Në Korrik të këtij viti, në një intervistë surprizë njoftoi fundin e projektit si një mision të përmbushur.

“Ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe e ka kryer atë mision për të cilin lindi. Ne duhet të futemi me kokë tani në Procesin e Berlinit sepse e kemi këtë mundësi, e kemi Procesin e Berlinit në Tiranë” u shpreh ai.

Ish-bashkëpuntorët ballkanas u shprehën të habitur nga kjo kthesë e menjëhershme e kryeministrit të Shqipërisë. Vuçiç tha se “nuk mund ta besonte se ai (Rama) kishte thënë një gjë të tillë”, ndërsa Kovaçevski tha se Ballkani i Hapur ishte ende gjallë dhe kishte ende risi për të ofruar.

Dimitar Kovaçevski, Alex Soros dhe Edi Rama në New York
Dimitar Kovaçevski, Alex Soros dhe Edi Rama në New York

Në shtator, ndërsa qëndronte në New York për të marrë pjesë në mbledhjen e OKB-së, Rama u takua me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski dhe Aleks Sorosin. “Në shpirtin e Ballkanit të Hapur” shkruante Sorosi i vogël në diciturën që shoqëronte foton nga Neë York.

Për të dalë nga vallja e Ballkanit të Hapur, Edi Ramës i duhet të bëjë më shumë se një deklaratë. Në fakt, kohët e fundit, qëndrimet e tij janë zbutur. Në konferencën e fundit me gazetarët, la të kuptohet se takimet me Vuçiçin dhe Kovaçevskin për Ballkanin e Hapur do të vazhdojnë njësoj si më parë. “Njëmijë herë të kthehesha, njëmijë herë do ta bëja nga e para dhe siç e kam thënë edhe më parë, fokusi tek Procesi i Berlinit nuk do të thotë që ne nuk do të kemi aktivitete të tjera trilaterale, katërlaterale. Kjo nuk diskutohet fare” tha ai.

Vuçiç ka zgjedhur të mos marrë pjesë në takimin e Procesit të Berlinit në Tiranë, por ka dërguar kryeministren Brnabiç. Takimet zyrtare të Procesit të Berlinit janë shmangur edhe nga presidenti i Francës, Emanuel Makron.

Kur e vendos në peshore me Ballkanit të Hapur, vizita e krerëve të Bashkimit Europian në Tiranë për Procesin e Berlinit i humb ngjyrat e festës. Duket se, në vend se të presë përparimin real të Shqipërisë nëpërmjet reformave, Brukseli ka pranuar të bëjë një pazar të shpejtë, për të shmangur fuqizimin e mëtejshëm të gangsterëve ballkanas, që duan të bëhen bashkë për të udhëhequr Ballkanin Perëndimor./Lapsi.al



21 Comments

  1. Fiks, gangster e bir kurve qe s’kenaqet vetem duke plackitur Shqiperine por do te beje kusari dhe ne taksat e europianeve! Cfare leshkosh e drejtojne BE, prandaj Putin kaloi nga miqesia me Merkel duke sulmuar Ukrainen! BE me Borrell e Lajcak ka kapur fundin, sidomos kjo Von Der Leyen qe sa hap gojen vetem para jep (sa e ka % ne ato qe jep)!

      1. ku e pe te forte te gjatin ? per cfare?

        per 14 vjet vonesa qe me 3 ligjet e BE qe nuk i miratonte per qarkun e fierit??

        ku e sheh te forte?

        qe humbi vite e miliona nga BE ne kembim te nje vizite ne shqiperi per here te pare jashte BE?

        ca ka fituar realisht shqiperia? apo kjo ska rendesi!

        rendesi ka qe pasi e kemi ngrene ne bythe e na kane perdhunuar te themi qe qiresi foli shqip ama

        kur shkruan philly mbase je nga Philadelphia US por ja qe rrotekarizimi nuk njeh kufij ashtu sikurse nuk njeh kufij as poshtersia

      2. I gjati eshte vetem pune kohe dhe do veje ne pidh te motres se vet, dmth ne kokerr te burgut!
        Pikerisht atehere kur mendon se pavaresisht se ke bere 1000 zullume dhe po e kalon lumin qete duke ferkuar duart, pikerisht atehere ….sec ngryset moti papritur …she ne fraksion sekonde, nje vetetime te bie mu ne koke!

  2. Në Shqipërinë aktuale, nëse do të kemi parasysh që në këto 10 vitet e fundit janë larguar mbi një milion shqiptarë të aftë për punë e kanë mbetur kryesisht vetëm pensionistët e patronazhistët, a duhet të krenohemi që samitet e BE zhvllohen në Tiranë ?
    Dëgjova një qytetare pensioniste që të pyeste :
    A e dinë këta liderët europianë të samitit se çfarë pagash kanë pensionistët shqiptarë e a mund të mbijetojnë në kushtet e ngritjes së çmimeve ?
    Na ngelet të “hamë vetën Samitin” – tha ajo
    Znj.presidente e Komisionit të BE paska premtuar që Ballkanit perëndimor do ti jepen 30 miliardë euro.
    Po sa euro do ti jepen Shqipërisë e Kosovës e sa euro Serbisë ?
    Deri tani thelën më të madhe të eurove e ka marë Serbia që njëkohësisht njihet si shteti më i fuqishëm i Ballkanit perëndimor në armatime të blera jo vetëm nga Rusia e Kina, por edhe nga shtete të BE si Franca.
    Kundër kujt do të luftojë Serbia që po armatoset kaq shumë ?
    Nuk ka as sinjalin më të vogël që Serbia ti bashkohet NATO-s, ama paratë e saj e të BE i do.
    Samiti i BE do të zhvillohet në Tiranë.
    Duhet parë ky eveniment në dy variante.
    E para se BE ka besimin e madh tek “lideri botëror” , kryeministri aktual i Shqipërisë, si një faktor i sigurisë së Ballkanit, dhe e dyta se pikërisht ngaqë nuk ka besim tek kameleonizmi politik i tij, samiti vjen në Tiranë për tja “mbledhur rripat” atij.
    Fakti që Rama në deklaratën e tij të fundit paskej aluduar që do të largohet nga “politika e piktura”, shton dyshimin se samiti i Tiranës do të jetë kthesa e e BE duke përzgjedhur vatiantin e dytë.
    Ama kjo deklaratë e Ramës nuk përjashton një lëvizje tjetër dredharake të tij.
    I bindur tashmë që opozitën e ka shkatëruar plotësisht, ai do të dalë me kërkesën për zgjedhje të parakohëshme, ku e ka të “sigurtl” si në Kukës dyfishin e votave.

  3. “Po çfarë ka ndodhur që vëmëndja e burokratëve të Brukselit dhe e dy kryeministrave më të fuqishëm të Bashkimit Europian është kthyer nga Tirana? Përse u zhvendos Procesi i Berlinit?” he pra laps cfare ka ndodhur? Cfare ka ndodhur qe ne Tetor rruget e Tiranes jan plot me te huaj? Cfare ka ndodhur qe bregdeti Shqiptar ka qene i “pushtuar” nga te huaj nga Maji deri ne Tetor? Cfare ka ndodhur qe dhe Ryanair ka interes per tu futur ne Shqiperi? Na e shpjego pra Lapsi cfare ka ndodhur?!

    1. Projektet e Shqipërisë:

      Mbështetje në ndërtimin e by-pass-it të Tiranës 150.9 mln euro
      Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës 91.5 mln euro
      Interkonjeksioni Shqipëri-Maqedoni e Veriut 70 mln euro
      Internet broadband (me bazë të gjerë) 40 mln euro
      Kalatat 1 dhe 2 Porti i Durrësit 62.4 mln euro
      Rehabilitimi HEC i Fierzës 42.7 mln euro

  4. “Mungesën e skrupujve për t’u afruar me Serbinë, në shpërfillje të Kosovës nuk e kishte pasur asnjë kryeministër tjetër shqiptar i pas viteve 90.” – shume gabim, e ka pasur Berisha kur thyente embargon e shiste nafte ne Serbi pa dogana e duke shperfillur totalisht Kosoven

    1. Sikur i ka dalë me kohë boja legjendës së thyerjes së embargos së naftës së Berishës me Serbinë.
      Embargon e kishin vendosur NATO e vendet perëndimore përfshi edhe SHBA.
      Nëse kjo akuzë do të kishte qenë e vërtetë, qeveria Berisha do të ishte ndëshkuar publikisht nga perëndimi e nuk do të ishte pranuar në NATO.
      Mjafton qoftë edhe ky fakt, për ta zhvlerësuar akuzën e enveristëve.
      Po e njejta histori edhe me akuzat për Gërdecin.
      Ishte NATO e udhëhequr nga SHBA që këmbënguli të ngrihej ajo fabrikë për çmontimin e armëve të vjetra deri të kohës së Luftës së parë botërore, që kishte grumbulluar paranoiaku diktator Hoxha në depo të mëdha në gjithë Shqipërinë, pikërisht për të evituar rrezikun e shpërthimeve të tyre me pasoja të rënda për popullsinë.
      Berisha pat bërë çmos që Shqipëria të antarësohej në NATO, e nuk ma mbush dot kush mendjen se edhe ish PPSH-së që ndroi vetëm emrin në PS, ti digjte barku për NATO-n.
      A nuk ishin socialistët ata që në protestat e tyre, pikërisht në kohën e pranimit të Shqipërisë në NATO, dogjën flamurin e saj ?
      E paskan dashur Kosovën enveristët e bijtë e tyre, e nuk e paska dashur “kosovari” Berisha, nëse dijmë që Tropoja është një njësi e Malsisë së Dukagjinit që ka luftuar shumë breza kundër turqve e serbëve.

      1. I ka dalë boja legjendës të shitjes të naftës?
        Këtë e ka pranuar vetë Berisha.
        Hyr në you tube dhe e gjen tek opinion i Fevzoz.
        Ndërsa presidenti i Malit të Zi Bulatoviç, ka shkruajtur një libër për këtë, dhe thotë:- Po të mos ishte Berisha, Serbia dhe Mali i Zi do të kishte vdekur.

    2. Shtypi perendimor shkruan se nga njeri samit ne tjetrin nuk ka asnje progres.

      Zhvillimi i samitit ne Tirane eshte nje qoke e BE per te qetesuar rajonin se gjoja nuk e kane harruar.

      Ne fakt lufta ne Ukraine, tensioni SHBA-Kine dhe situata ne Lindjen e Mesme, e cila po merr ngjyrat e nje lufte te re hibride, jane prioritetet e Perendimit.

      Von der Leyen e permblodhi te ardhmen e Ballkanit Perendimor ne nje fjali:” Beni ato qe ju kerkojme (reforma u thone), ne menyre qe te keni investime. BE do te ndihmoje biznesin”.

      Kjo do te thote qe jemi te pakenaqur me qeverite dhe mos prini financime, perfshire edhe mikpritesin, Shqiperine.

      Kaq ishte samiti qe mediat e blera e propagandojne si fitore, thjesht sepse u mbajt ne Tirane…

  5. Shkrim i lezetshem,doni me patjeter te faktoni qe Rama i sherben Serbit.
    O debila,RAMA tall trapin me Vucic dhe me te gjithe Ju andej dhe kendej kufirit.
    Vucici-in e beri lolo ne mes te Beogradit,kete kllufin Albin nuk ka ku ta coje se ja ka zene deren derisa te kuptojne ata te kosoves se eshte idiot.
    Ah per pak harrova,i vetmi qe ja mbledh Rames eshte Abdylaqim Mehmeti ha ha ha.
    Abdylaqim emer tipik shqiptar,sikurse themi Gent ose Badhyl.ha ha ha

  6. Shtypi perendimor shkruan se nga njeri samit ne tjetrin nuk ka asnje progres.

    Zhvillimi i samitit ne Tirane eshte nje qoke e BE per te qetesuar rajonin se gjoja nuk e kane harruar.

    Ne fakt lufta ne Ukraine, tensioni SHBA-Kine dhe situata ne Lindjen e Mesme, e cila po merr ngjyrat e nje lufte te re hibride, jane prioritetet e Perendimit.

    Von der Leyen e permblodhi te ardhmen e Ballkanit Perendimor ne nje fjali:” Beni ato qe ju kerkojme (reforma u thone), ne menyre qe te keni investime. BE do te ndihmoje biznesin”.

    Kjo do te thote qe jemi te pakenaqur me qeverite dhe mos prini financime, perfshire edhe mikpritesin, Shqiperine.

    Kaq ishte samiti qe mediat e blera e propagandojne si fitore, thjesht sepse u mbajt ne Tirane…

    1. Qe nga viti 1990 dy ngjarje jane te rendesishme per Shqiperine,liberalizimi i vizave dhe antaresimi ne NATO,sa per te tjerat samite dhe samute qe mblidhen per ca takime fjalime e dreka e darka burokratesh Europian akoma nuk kemi ndonje gje konkrete.

  7. ne kohen e diktatures kendohej per enver hoxhen: Enver , ti marksizmin e shpetove na nderove Shqiperine , kurse sot per edi rama : ti Edi Rama Ukrainen e
    e shpetove na nderove Shqiperine.

  8. Meqë kishte shumë dëshmitarë të festave, ai nisi të thoshte gënjeshtrën e dytë, që kishte lindur në 15 tetor, megjithëse kishte festuar në 16.

    Në të vërtetë Saliu nuk është lindur as në 15, as në 16 tetor. Datëlindja e doktorit është 1 korrik dhe është falsifikuar në mënyrë të trashë në regjistrin e Gjendjes Civile me shkrim dore të mbivendosur, pa asnjë vendim gjykate, siç e dikton ligji.

  9. kjo esht nje dhurate??? nese mund te quhet sa per t i dhene shprese shqiptarve per vitet e gjata qe duhet te presin per te hyre ne EU fal gangstereve ne pushtet dhe kaq. Kurse per ramen si njeri qe vetem i pelqen te duke esht nje rast te shesi pordh kot se e ka nevoj psikologjike prandaj nuk e le pushtetin….

  10. Kryeministrja e Serbisë e akullt me Ramën, Brnabić: Nuk mund të jem e përzemërt me një njeri që kërkoi sanksione për Serbinë

  11. BASHKIMI KOMBETAR DO TE VIJE, KOMBI SHQIPTAR DO TE TRIUMFOJE VETEM ATEHERE KUR NE TIRANE TE MOS KETE POLITIKE E PUSHTET SERBOFIL SI BERISHA DHE EDI RAMA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *