• |
ide | kryesore

Historia e negociatave/ Pse “dasmat pa krushq” nuk e fshehin dot më dështimin

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Për të fshehur dështimin me negociatat, qeveria Rama ka organizuar vit pas viti disa aktivitete festive. Hapja e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, nëse do të ndodhë, do të konsiderohej arritja më e madhe e qeverisjes socialiste në përafrimin e vendit me Europën.

Por, pak ditë më parë, në konferencën e përbashkët me Komisionerin e Zgjerimit Oliver Varhelyi, kryeministri Rama pranoi se kremtimet kanë qenë si ato përgatitjet për dasma, ku krushqit nuk vijnë. Në fakt, thirrjet triumfaliste janë kthyer çdo vit si boomerang. Lapsi. al sjell një histori përmbledhëse me negociatat, për të kuptuar se si, dështim pas dështimi, propagandës bajate me negociatat i ka dalë boja aq sa vetë organizatorët janë lodhur nga teatri.

“Dasma” e rekomandimit në 2016

Rekomandimi i parë për hapjen e ngociatave nga Komisioni Europian për Shqipërinë u kremtua në nëntor të 2016. Sapo ishte miratur me 140 vota dhe me shumë mundime Reforma në Drejtësi. Kaq mjaftonte për Komisionin që dha rekomandimin. Mjaftoi rekomandimi që në Tiranë të niste festa.

Nëse lexon sot deklaratat plot ngjyra të Edi Ramës para 4 viteve, kuptohet se pse ai nuk nxitohet të përgatitet për dasëm. Qoftë nga padija, qoftë për propagandë, ditën që iu dorëzua progres- raporti në nëntor të vitit 2016, Rama fliste i emocionuar. E quajti “një lajm të shumëpritur” dhe “fruti më i bukur i 3 viteve beteja për reformat” rekomandimin e KE.

“Kjo arritje kaq domethënëse në procesin e integrimit dukej një mision i pamundur brenda mandatit tonë të parë, por beteja jonë e palodhur, e përditshme për të çuar përpara reformat rrënjësore të renda u vlerësua kaq pozitivisht nga KE, duke na celur dritën jeshile për çeljen e negociatave”, u shpreh Rama.

Fjalitë me patos dhe krenari, sot tingëllojnë qesharake. Vendimi merrej në Këshillin Europian dhe vendet anëtare nuk ishin kaq bujare. Por në vallen e festës në Tiranë atëherë merrte pjesë edhe kryesuesja e delegacionit të BE, Romana Vlahutin. Diplomatja e BE-së mbante lart moralin e qeverisë, kur thoshte se “kemi parë progres në thuajse 95% të çështjeve”.

Sa më lehtë bindej Komisioni Europian për rekomandimin, aq më keq reagonte Këshilli Europian për vendimin. Mesazhet më të hidhura erdhën nga Bundestagu gjerman. Në Tiranë mbërriti Gynter Krishbaun, kryetar i Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestag. Ai lajmëroi se Gjermania kishte 7 kushte për Shqipërinë.

Lexo edhe: 7 kushtet e Gjermanisë për çeljen e negociatave (Dokumenti i plotë)

Nëse këto nuk plotësoheshin, negociatat nuk hapeshin. Sulmet dhe etiketimet e kryeministrit shqiptar ndaj Krishbaun, si “një zë pa mandat” dhe atashimi i tij pranë opozitës shqiptare rezultuan të gabuara.

Ishte koha kur Edi Rama mburrej se për 3 vjet me radhë kishte takuar 3 herë Kancelaren Merkel, diçka jo e zakonshme për kryeministrat shqiptarë. Madje pak para vendimit të hidhur të Këshillit, Rama tregonte se fliste “shumë hapur, shumë miqësisht” me Merkel. Ecejaket nga Berlini në Tiranë dhe fotot me kancelaren gjermane në ambjente private u përdorën për t’i mbushur mendjen popullit se kishte diçka, një marrëdhënie preferenciale mes të dyve dhe se imazhi i Shqipërisë në Europë ishte në maja.

Në dhjetor, përgjigjia për hapjen e negociatave qe negative nga Këshilli Europian. 5 prioriteteve që i kishin lënë qeverisë shqiptare, iu shtuan edhe 3 kushte, lufta kundër drogës, standartet e zgjedhjeve të 2017 dhe dekriminalizimi.

Dështimi i parë nuk ishte fundi i botës. Përgatitjet për dasëm kishin shkuar kot, por socialistët kishin përpara “qoka” të tjera.

Medaljet e mirënjohjes në 2018

Dy vite më pas, rekomandimi pozitiv i Komisionit Europian ishte sërish një shans për të festuar. Në konferencën kur iu dorëzua progres-raporti, Rama nuk e humbi rastin të flasë sërish me superlativa. Rekomandimi per negociatat u quajt “një betejë e fituar nga Shqipëria pas 30 vitesh përpjekje për t’iu afruar Europës”. Mes emocionesh, kreu i qeverise u shpreh: Shqipëria gjendet sot më pranë Europës se dje. Shtiza e flamurit të Skënderbeut dhe Ismail Qemalit është ngjitur një shkallë më lart. Jam i emocionuar, ata që merrem me frymëmarrjen e ndjejnë, sepse i dhamë Shqipërisë një staturë të re në arenën ndërkombëtar edhe dolëm nga një tjetër udhëkryq mes të shkuarës dhe të ardhmes.

Lexo edhe: Lubonja: Pa u larguar Rama, BE të mos i hapë negociatat me Shqipërinë

Sërish një moment festiv. Sërish një moment kremtimi dhe emocionesh mbushur me deklarata triumfaliste. Në “valle” kësaj radhe ishte Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, Federica Mogherini. Sipas saj “Shqiperia kishte marrë atë që meritonte dhe ky ishte nje moment historik per Shqiperine dhe per Bashkimin Europian”. Për të dytën herë, ngrefosja e rekomandimit rezultoi një bllof.

Rama udhëtoi drejt Gjermanisë, por nuk mori dot një PO nga kancelarja Merkel, e cila e përcolli me një “në ditët në vijim do të krijojmë opinionin tonë përfundimtar, ndërsa do të diskutojmë edhe me kolegët tanë europianë”.

Duke ndjerë dyzimin e vendeve europiane, Rama nisi të flasë në mediat europiane për “Rusinë dhe për synimet e saj, për radikalizimin e myslimanëve”, duke i bërë thirrje Bashkimit Europian të mos u lërë hapësira vendeve të tjera. Kërcënimet ranë në vesh të shurdhër. As gadishmëria e Shqipërisë për të hapur një kamp refugjatësh në territorin shqiptar, nuk funksionoi.

Franca dhe Holanda i dërguan një letër qeverive të tjera të vendeve të BE-së, ku thuhej se mungesa e reformave gjyqësore, korrupsioni tipik dhe krimi i organizuar ishin arsye pse Shqipëria dhe Maqedonia nuk ishin gati për bisedimet e anëtarësimit në BE, sipas diplomatëve.

Këshilli Europian në qershor nuk dha një PO për Shqipërinë. Në fund, përpjekjet e ish Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati për hapjen e negociatave përfunduan në lutje për të mos marrë një JO.

Të paktën, kjo u arrit. Vendimi për çeljen e negociatave u shty dhe Këshilli Europian kërkoi avancim në vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ngritjen e SPAK dhe te BKH dhe rezultatet konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Dështimi do të mbulohej me një festë tjetër.

Në ambjentet e Ministrisë së Jashtme, Rama shpërbleu me medalje ambasadorët që kishin arritur të shmangin një JO për hapjen e negociatave, ambasadoren në Holandë, Aida Sakiqi, ambasadoren në Bruksel Suela Janina, ambasadorin në Bruksel, Artur Kuko dhe ambasadorin në Francë, Dritan Tola. Situata ishte thuajse absurde dhe ambasadorët pranuan se u kapën në befasi. “Vërtet jam shumë i emocionuar. Më kapët papritur. Kjo është një surprizë për ne”, tha Tola, ambasadori ynë në Francë, i habitur nga vlerësimi që mori në Tiranë.

Edhe kësaj radhe, konferencat emocionuese për sfidat e fituara, momente historike dhe sukseset e qeverisë rezultuan propagandë bajate.

Lexo edhe: Krahasimi/ Kur Rama e konsideronte si “vdekje” moshapjen e negociatave këtë qershor

Optimizmi tragjik i 2019

Në 29 Maj të vitit 2019 mbërriti rekomandimi i tretë për hapjen e negociatave nga Komisioni Europian. Në Tiranën e trazuar nga protestat e dhunshme të opozitës nuk kishte vend për festë. Rama udhëtoi drejt Brukselit për të marrë për të tretën herë “lajmin e madh”. Atje e priti Zhan Klod Junker, Presidenti i Komisionit Europian. Tonet ishin imperative, gati akuzuese për vendimin që pritej të merrej në tetor. Shqipëria kishte bërë hapa para për vetingun, por klima politike ishte si mos më keq. Opozita kishte djegur mandatet në një akt të paprecedent dhe paralajmëronte bojkotin e zgjedhjeve lokale. Jehona e përgjimeve të BILD ishte dëgjuar shumë larg.

Një refuzim tjetër për Shqipërinë u parandje edhe në Maqedoninë fqinje. Presidenti Stevo Pendarovski kërkoi ndarjen e vlerësimit për të dy vendet.

“Problemi më i madh është ‘ndarja’ me Shqipërinë. Shqipëria tani është në rrëmujë. Opozita është larguar nga institucionet dhe po bëhet më e tensionuar. Pra, çfarë mund të themi këtu? Kemi pasur rekomandime pozitive nga Komisioni më parë, dhe ne jemi “veçuar’”, tha Pendarovski, vendi i të cilit kishte ndryshuar emrin për hir të negociatave.

Flamurin kundër zgjerimit të BE-së në samitin e Këshillit Europian në tetor të 2019, e mori presidenti francez Emanuel Macron. Partia e tij paralajmëronte një JO të prerë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Takimin me Macron në Francë, Rama e kaloi në heshtje dhe kjo nuk premtonte asgjë të mirë.

Rama për “Die Welt”: Kemi bërë reforma që vendet negociuese s’i kanë

“Në mënyrë gati tragjike unë kam qenë gjithmonë optimist. Jeta ime dhe historia jonë më tregojnë vazhdimisht se optimizmi tragjik është zgjidhja më e mire” rrëfehej Rama për gjermanen Die ëelt para vendimit.

Lexo edhe: Basha: Nuk hyhet në Europë duke gënjyer, negociatat nuk hapen as në 2019

Samiti i Këshillit Evropian u shndërrua në arenë përplasjesh për fatin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut. Mediat më serioze të globit raportuan se shumica e vendeve anëtare ishin pro çeljes së negociatave për Maqedoninë e Veriut. Në fund, Këshilli Europian e kaloi vetëm një fjali të thatë refuzimin, duke shtyrë sërish vendimin. “Këshilli Evropian do të rimarrë në shqyrtim çështjen e zgjerimit përpara samitit Maj të 2020, kur do të zhvillohet në Zagreb samiti BE- Ballkan Perëndimor”.

Lexo edhe: Një Po e kushtëzuar në formë, një JO në thelb

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ne një intervistë dhënë për prestigjiozen britanike “The Economist” tregoi se shumica e vendeve të BE-së, ishin në favor të hapjes së negociatave për Maqedoninë e Veriut, duke e konsideruar si arritje historike ndryshimin e emrit, “por gati gjysma e tyre ishin kundër hapjes për Shqipërinë. Gabim fatal! Realiteti është që nëse nuk do t’i hapnim negociatat vetëm për Shqipërinë, do të shkaktonim një traumë të tmerrshme në rajon. Ka komunitete shqipfolëse kudo. Nëse poshtëroni Shqipërinë, ju do të destabilizoni rajonin në një mënyrë të qëndrueshme.”– rrëfeu ai.

Lexo edhe: Mos e besoni po deshët/Gratë e Ramës, i shkruajnë Brigitte Macronit

Në Tiranë, Edi Rama e shpjegoi refuzimin me konfliktin e brendshëm në BE “që lidhet me divergjencat mes Francës e Gjermanisë për mënyrën se si duhet të reformohet BE”.

Më herët Bundestagu gjerman vendosi disa kushte shtesë për Shqipërinë, të cilat i ka ndarë në dy etapa. Dy duhen plotësuar para konferencës së parë të anëtarësimit dhe të tjerat para se të fillojë konferenca e dytë. Dy kushtet e vendosura nga Bundestagu para se të fillojë konferenca e parë e anëtarësimit janë funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë dhe miratimi me konsensus i reformës zgjedhore.

Lexo edhe: Festa e Ramës si dasëm pa nuse

2020, Humbja e besimit tek Komisioni Europian 

Në konferencën që mbajti në kryeministri, bashkë me Ramën,  Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi solli progres- raportin me rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave nëpërmjet caktimit të një date për konferencën e parë ndërqeveritare. Eshtë hera e katërt. Komisioneri e pa të arsyeshme ta theksonte se “e kemi shumë seriozisht zgjerimin” e Bashkimit Europian, por as vetë Rama nuk beson më në vlerën që ka rekomandimi. Mesazhet nga Gjermania janë pesimiste.

Viti 2020 nisi me marrëveshjen e 14 Janarit në politikë dhe vazhdoi me një konsensus të dokumentuar në 5 Qershor për reformën zgjedhore. Por kompromisi nuk zgjati shumë. Partia Socialiste ndryshoi Kushtetutën, duke provokuar një furtunë të vërtetë politike, në shpërfillje të mesazheve pozitive që kishte marrë nga ndërkombëtarët. Komisioni Europian e shpërfilli ndryshimin e njëanshëm të Kushtetutës, por a do të bëjë të njëjtën gjë edhe Këshilli Europian. Në shtator Rama ishte në Gjermani, por nuk pati takim me kancelaren Angela Merkel.

Lexo edhe: Kërcënon Gjermania: Tërhiquni nga ndryshimet kushtetuese ose bllokojmë hapjen e negociatave

Dë raportoi se Rama synoi lobimin te grupi parlamentar më i madh në Bundestag, CDU/CSU, për t’i dhënë Shqipërisë po-në e hapjes së konferencës së parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave me BE-në. Por siç mësoi Dë nga qarqet parlamentare pranë CDU/CSU, në takim nuk merrte pjesë as kryetari i grupit parlamentar të Ballkanit Perëndimor nga partia CDU/CSU, Johann ëadephul, dhe as kryetari i Komisionit për BE në Bundestag, Günther Krichbaum.

“Ndryshe nga ç’ishte raportuar më parë nga disa mediume të Tiranës, gjatë vizitës në Berlin, Rama nuk ka pasur takim apo telefonatë me kancelaren Angela Merkel”, i thanë Dë-së burime diplomatike nga Berlini.

Lexo edhe: Kulti i qerratait të Tiranës që arrin të mashtrojë ndërkombëtarët

Pas ndryshimit të Kushtetutës, PPE reagoi ashpër përmes përfaqësuesit të saj Michael Gahler, që tha se kryeministri shqiptar hodhi hije të errëta mbi zgjedhjet e ardhshme të prillit dhe se me këtë lëvizje rrezikon të bllokojë Konferencën e parë Ndërqeveritare si hapin e parë për fillimin e negociatave. Kushtet e Bundestagut nuk janë plotësuar ende, ndaj Rama nuk ndau të njëjtin entuziasëm me Varhelyi në konferencë.

Ne kaq shumë u mësuam duke u përgatitur për dasma dhe krushqit nuk na erdhën saqë tani i kemi lënë përgatitjet për dasmat. Nëse do na thërrasim ne ulemi, të veshur jemi dhe vazhdojmë punën”, u shpreh kryeministri që kësaj radhe duket se integrimin në BE e ka në plan të dytë.

Përpara janë zgjedhjet e 25 Prillit. Koha nuk pret dhe Rama nuk e ka luksin të dëgjojë ende “krushqit” nazeli të BE. ©Lapsi.al



5 Comments

  1. Për të eleminuar djalin e Fahriut e për ta zhdukur Fahriun nga Pogradeci do të ngriheshin edhe të vdekurit nga varri, kemi 45 vjet durojmë Fahriun dhe i biri na duhej.”

    Por kjo sot nuk ishte shumë e nevojshme.

    Mjaftoi Kasem Galla, një nga drejtuesit lokal të PD-së dhe shumë drejtues të tjerë të cilët shkuan dhe i qëndruan procesit në ‘kokë’ e bënë transparent, numëruan cdo votë, nuk pranuan asnjë manipulim, asnjë të prekte kutitë dhe në fund i dhanë leksionin e duhur jo vetëm Klevis Balliut por edhe Lulzim Bashës, duke “ekzekutuar” edhe Eduart Kaprin, ish kryetarin e Bashkisë Pogradec.

    Një dorë ka dhënë edhe ish- deputeti Ervin Salianji.O bushat mos I ngatarro festimet i bente salihu me ciljeten etj

  2. Dmth vëllezerit Budina mashtruan 2 vjet e gjysëm tek mikrofoni i sheshit te teatrit se nuk donin karriere politike me protesten. E ju jeni kokrrat e legenave.

    PO VETËM TË JENË BUDALLENJË SHQIPTARËT DHE MILITANTËT E PD T’JU BESOJNE JUVE, O BUDINA.

    Aktruat 2 vjet e gjysëm në atë shesh me fjalime patetike. Po si mund te jeni te besueshëm kur shfrytezuat nje kauz aq qytetare. Si nuk ju vjen turp

  3. Nje keshille per lapsi.al. Komentet qe s’kane te bejne me artikillin te fshihen pasi kjo tregon dobesine e maxjorances e cila duke mos patur argumente, rri e merret me cunin e Fahriut dhe a e duan apo jo demokratet. Arrikulli i mesiperm tregon qarte se vec propagandes, Rama nuk di te beje asgje tjeter. Premtimet e tija jane boshe dhe zhvleresohen ne momentin me te pare qe ulet ne karrike. BE ose me mire ata qe drejtojne BE-ne e kane kuptuar qe Rama nuk eshte thjesht nje peme pa kokrra, por nuk ka as gjethe dhe nuk ka kopshtar qe ta beje “peme te dobishme”. Fatkeqesisht, ka akoma shqiptare qe iu duket sikur eshte nje peme gjigande dhe duke pare ke mban afer, iu duket sikur prodhon pjeshka. Nuk arrijne te kuptojne se frutat e kesaj peme jane pa shije, me ngjyre fallse dhe per me teper nuk kane as berthame. Duke folur sot, ka arritur te thote edhe qe Rrugen e Kombit, ose rrugen qe nuk te con askund, e paska bere ai. Me siguri ka pire dicka te forte qe ia shtremberon realitetin se e vetmja gje qe ka bere per Rrugen e Kombit, eshte vendosja e traut dhe e pageses 5 euro per kalim. Ne nje moment tjeter te diskurit te toj ne asamblene rilindjote, deklaroi se duhet te vazhdojme edhe per kater vjet te tjera, ate qe kemi bere keto 8 vite. Kjo fraze me sa duket i shpetoi nga superentuziazmi i njeriut te dehur nga perdorimi i tepert i alkoolit sepse pjesa dermuese e shqiptareve jane shume me keq se kur ishin keq me Berishen. Duhet qe cdo shqiptar, te vleresoje se cfare ka bere ky km per te dhe familjen e tij. Te mos harrojme ketu se “sukseset” e qeverise shqiptare kane detyruar afro 10% te popullsise te ike nga syte kembet dhe sipas statistikave, ne muajin korrik te ketij viti, shqiptaret ishin te dytet ne bote per kerkues azili. A eshte ky nje sukses? Sa per negociatat, kjo eshte e qarte, nuk do te hapen sa te jete Rama kryeminister. Ne 2013, shqiptaret te merzitur, larguan me vote thuajse plebishitare Berishen. Dhe mire u be sepse nuk kishte se cfare te jepte me. Por Berisha ne bilancin e tij kishte edhe disa rezultate pozitive. A ka njeri qe eshte ne gjendje te gjeje dicka pozitive ne bilancin tetevjecar te Rames? Arritja me e madhe e qeverise eshte ndryshimi i Spiropales qe nuk pyet me “Xhaxhi Edipi, ku do hame sonte? Do hame peshk?” Arritje tjeter e madhe eshte se cdo gje kaloi ne pak duar dhe se Balles p.sh. i eshte rritur shume koka. Pastaj ka edhe arritje ne 3d si aeroporti i Kukesit, ai iVlores, check-up falas sepse paguhet me taksat tona, menaxhimi i pandemise qe ishte nder me skandalozet etj.etj. Atij i ka hyre tmerri dhe flet per rezultate imagjinare, por keto rezultate i shohin evetem nje grup i vogel njerezish me ne krye Spiropalen, spiropalistin Veliaj, kokemadhin Balla e disa te tjere, por nuk mund te genjejne Merkel, Macron, Kirchbaum e te tjere. Prandaj negociatat harrojini sa te jete Rama.

  4. Analize perfekte me fakte dhe figura se si genjeu Rama per negociatat ,te tjera komente jane partiake ne kufinjte mafioze qe nuk kane lidhje me to.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *