• |
ide | kryesore

Një Po e kushtëzuar në formë, një JO në thelb

1, Ide

 

Formulimi i vendimit të kushtëzuar të Bundestagut për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE merr formën e një PO-je si shprehje e vullnetit për të mos rrudhur shpresat e qytetarëve shqiptarë për një transformim rrënjësor politik, ekonomik dhe shoqëor të vendit. Ky transformim kalon përmes procesit të negociatave të anëtarësimit të Bashkimit Europian, që pritet të vazhdojë rreth 15 vjet. Në parim, të zgjedhurit e popullit gjerman i japin një sinjal qytetarëve shqiptarë, se standartet europiane për demokracinë, shtetin e të drejtës, pavarësinë e gjyqësorit dhe drejtësinë sociale për tê cilat ata duan të integrohen në Bashkimin Europian nuk mund të realizohen pêrveçse përmes hapjes së negociatave. Ndaj, mbyllja e derës së BE-së për vendin nuk shërben, pasi problemet mund të zgjidhen më lehtë, kur kontrolli i Bashkimit Europian bëhet më i rreptë gjatë negociatave, sesa jashtë kësaj kornize. Së dyti, është një vendim gjeostrategjik: Nuk është në interesin e Bashkimit Europian ta lerë Ballkanin në duart e faktorëve të tjerë dhe as të tolerojë daljen jashtê kontrollit të shteteve ballkanike me tendencë autokratike, duke qenë se ato do të jenë pjesë e familjes së ardhshme europiane. Parë nga perspektiva europiane kjo përkthehet ndryshe: “Procesi i zgjerimit nuk ka vdekur”.

Po kushtet ? Një JO në thelb

Kushtet përkthejnë një Jo në thelb për vlerësimin e reformave të qeverisë shqiptare. Nuk ka hapje negociatash derisa të përmbushen disa kushte. Hapja e negociatave ndodh vetëm kur të ketë vendim unanim të të gjitha shteteve anëtare të Bashkimit Europian që konsiderojnë në thelb, se Shqipëria êshtë gati. Zyrtarizimi i hapjes së negociatave bëhet përmes një date për zhvillimin e konferencës së parê ndërqeveritare. Në tekstin e Bundestagut nuk ka datë. Aty thuhet se konferenca e parë ndërqeveritare mund të zhvillohet vetëm kur Gjykata Kushtetuese dhe e Lartë të jenë funksionale dhe kur të aprovohet reforma zgjedhore. Këto kushte tregojnë, se deputetët gjermanë janë të vetëdijshëm që reforma e drejtêsisë, e trumbetuar si një sukses i madh, mbetet i tillë vetëm nê letër. Nga ana tjetër, ata tërheqin vëmendjen te një problem jetik i demokracisë shqiptare: zgjedhjet jashtë standarteve demokratike: A mund të hapen negociatat me një vend që nuk është një gjendje që të bëjë as zgjedhje të lira, demokratike dhe tê pakontestueshme? Eshtë e qartë, se para se të plotêsohen këto dy kushte lidhur me reformën në drejtësi dhe parimin bazë tê njê demokracie nuk do ketë çelje të negociatave. Kjo mund të marrë disa muaj. Në rastin më të mirë të mundshëm, Shqipëria mund tê pretendojë të hapë negociatat vitin e ardhshëm. Në Bruksel, në Kêshillin e ministrave, kushtëzimi i Gjermanisë për Shqipërinë, lehtëson, pasi ai eviton ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria për të cilat përgatiteshin institucionet europiane. Nga ana tjeter, ai i hap rrugën një rishikimi të qëndrimit nga ana e Francës dhe Holandës, që vazhdojnë të jenë kundër. Kjo pasi, përveçse ka kushtëzim, ky kushtëzim shkon në rritje.

Një kushtêzim në rritje

Kalimi në fazën e dytë, që shënon hapjen substanciale të negociatave është konferenca e dytë ndërqeveritare dhe hapja e kapitujve të parë të negociatave i nënshtrohen njê kushtêzimi edhe më tê madh. Praktikisht, fillimi i punës konkrete të negociatave të anëtarësimit që është hapje e kapitujve të parë, nuk mund tê ndodhë para se të plotësohen 7 kushte të tjera që janë bërë tashmë publike. Ato konfirmojnë në thelb qëndrimin e Gjermanisë, Francês dhe Holandës, se rezultatet e arritura në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, reformës së gjyqësorit dhe administratês publike nuk janë tê mjaftueshme, nuk janë tê prekshme dhe nuk janë bindëse. Për rikujtesë dhe kontrast: Në 2010, në Komisioni Europian vlerësonte në opinionin e tij, se Shqipëria duhet tê përmbushte 12 kushte para se të hapte negociatat e anëtarêsimit. Në 2019, shtetet anëtare të Bashkimit Europian po shkojnë drejt një vendimi me 9 kushte për Shqipërinë. Shqipëria nuk ka asnjë shans të hapë negociatat para 2020. Pran në një këndvështrim të thjeshtëzuar, ajo që Shqipëria ka bërë në një dhjetëvjeçari 2010-2020 është se ka fituar 3 kushte më pak Lind pyetja: Që nga 2014, kur Shqipëria mori statusin e kandidatit, a është progres apo regres?

Nuk përjashtohen kushte të tjera

Në Bruksel, nuk përjashtojnê që Franca mund të ketë kushte shtesë pêr Shqipërinë, duke patur parasysh shqetësimin e saj për numrin e lartë të azilkêrkuesve shqiptarë. Siç dihet, azikërkuesit shqiptarë zinin vendin e parë për kërkesat e azilit në Francë për 2017, por edhe për 2018. Nga ana tjetër, Holanda e ka shprehur zyrtarisht përmes mocionit të Parlamentit tê saj të 22 qershorit 2018 se është kundër hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ky mocion mbetet ende në fuqi dhe nuk dihet nëse do ndryshojë. Gjermania luan në këtë rast një rol determinues, që Shqipërisë mos t’i mbyllet dera, por pa bërë një sy qorr dhe një vesh shurdh. Bashkimi Europian tregon, se nuk mund të tolerojë shkelje tê shtetit së të drejtës, përdhosjen e parimeve bazë tê demokracisë dhe dhunimin e tê drejtave themelore . Dhe i jep një shans klasës politike shqiptare për të zgjidhur krizën. A nuk ishte shansi që pritej nga faktori ndërkombëtar ?

Erisa Zyka korrespondente e atashuar prane Komisionit Europian në Bruksel, shkrim i shkruar për Lapsi.al

11 Comments

  1. Kjo eshte nje partiake e ndyre. Si mund ta duash vendin tend kur shprehesh ne kete menyre. Negociatat hapen per shqiptaret dhe as per Ramen qe e shfrytezon per interesat e tij politike dhe as per kete Zykajn bashke me Bashen qe nuk e duan kete hap. Situata eshte me e thjeshte sec periqet kjo gazetare ta tregoje. Ne fillim merret vendimi per hapjen e negociatave me pas diskutohen kapituj qe jane te shumte dhe qe zgjasin ne kohe. Edhe kushtet e vendosura nga Gjermania me te drejte qe duhen plotesuar sepse jane jetike per nje demokraci si kjo e jona. Dhe keto kushte jane te lidhura me cdo kapitull qe do te diskutohet me BE. Pra e rendesishme eshte hapja e negociatave per te cilat do te loboje edhe Gjermania. Permbusjen e ketyre kushteve do ta kete kjo qeveri apo cdo qeveri tjeter.

    1. Nuk bëhet fjalë për “kapituj” standarte për hapje negociatash të një vendi për pranimin në BE, por për kushte konkrete që duhen plotësuar para se të hyhet në formulimin e “kapitujve”.
      Përse për Maqedoninë Bundestagu gjerman nuk ka vënë kushte, ndonëse edhe ajo do të fillojë negociatat sipas kapitujve të paracaktuar ?
      Ka pasur në gjithë rajonin e “Ballkanit jugperëndimor” në vazdimësi kriza të ndryshme politike, bile kriza të tilla ka pasur edhe në Greqi, vëndi antar më i vjetër i Ballkanit në BE, por i vetmi vënd ku drejtësia nuk ka ndëshkuar bosët e mafies e politikanët e lidhur me ta, i vetmi vend në Europë që u kanabizua në gjithë teritorin dhe u bë njëkohësisht edhe rekordmen i trafikut të drogës në Europë, është Shqipëria.
      Jo më në Europë por në asnjerin vend të rajonit nuk ka pasur ndonjë ministër të mbrendshëm me lidhje familjare me bosët e mafies së trafikut të drogës, e Shqipëria pati dy të tillë njeri pas tjetrit.
      Pati denoncime mediatike për kryeministrin e Kroacisë, Rumanisë e të Maqedonisë, por me ata u mor drejtësia.
      Me bëmat korruptive të qeverisë Rama janë marë media të fuqishme botërore, por jo drejtësia shqiptare. Nuk është i vetëm për këtë qeveri, skandali i kanabizimit, por edhe mosndëshkimi i asnjë politikani që me përgjime nga prokuroria është diktuar se ka ndërhyrë në vjedhjen e tjetërsimin e votave me dhunë e shitblerje votash.
      Gazetarja Zyka që ti e quan “partiake”, është gazetarja shqiptare që ka qëndruar për një kohë të gjatë pranë institucioneve të BE, dhe ësht një nga gazetaret më të informuara për problemet e qëndrimeve të këtyre institucioneve me Shqipërinë.
      Nuk ka në shkrimin e saj asnjë rrjesht për preferenca partiake, por thjeshtë ka bërë një panoramë të së vërtetave .

      1. Për skjarim, do të shtoj se e mirpres vendimin e institucioneve të BE që me Shqipërinë të fillojnë negociatat tepër të vonuara për integrimin europian, qoftë edhe me nje qeverisje të dështuar si kjo e Ramës.
        Tek e fundit, duke e ditur që shumica dërmuese e shqiptarëve e kërkojnë hyrjen e Shqipërisë në BE, si një garanci për përmirësimin e demokracisë e mirqenjes, nuk ka sepse të kushtëzohet ky pranim me keqqeverisjen e Ramës.
        Pikërisht se Shqipëria ka një qeverisje të tillë problematike, duke hyrë në proçesin e negociatave, cilado qeveri do të jetë e detyruar të respektojë të gjitha kërkesat e BE.
        Nuk duhet ushqyer iluzioni se me nisjen e negociatave, BE ka miratuar qeverinë Rama, përkundrazi. Do të jenë këto kushte që do ta detyrojnë Ramën që të japë dorheqjen, pasi përgjegjesinë më të madhe të kriminalitimit e korruptimit të institucioneve, e ka çasur dhe e ka ai.

  2. Referuar emailit me siper, kapitujt fillojne pas hapjes se negociatave. Gazetarja ka folur shume qarte, bile ne stil dallon qarte me gazetaret tane qe flasin shume dhe sthone asgje. Edhe vete Rama spo merr guzimin te mendoje qe mund te beje kete popull budalla per here te trete. Po hajde meqe te ngushellon le ta quajme qe jo vetem hapem po dhe kemi hyre ne BE.

  3. Njelloj si te jesh heteroseksual.Nje tip hibridi shqiptar.Zonje hajde ca site tek brryli dhe tako ndonjerin qe eshte dyseksual dhe zgjidh Pune.

  4. Ramës dhe horrave që blejnë votat sipas udhëzimeve të tij , u hapen negociatat çdo 6 muaj, por del FAKE NEWS( fejkë njuz – lajm i rremë). Kjo festohet, falnderohen nderkombetarët për kontributin e fshehjes së vërtetës, marrin medaljet e pamerituara dhe kjo përsëritet. Duket sikur punohet në unison që hapja e negociatave të mos ndodh sa të jetë kjo biçim qeverrie. Ne, hyqymeti që sundon me urdhëra partiakë, nuk bën asnjë hap përpara. Ne ecim së prapthi me fotot e Tarrasit në duar. Kushtet shtohen çdo vit. Kleptokratët tonë e gjejnë frymëzimin tek koha e Dullës. Boll kemi fjetur. Zgjohuni , o milet se ndryshe na mori lumi. Të votosh mashtruesin , është si të dashurohesh me përdhunuesin. Quo vadis Albanistan?!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu