• |
ide | kryesore

Meta: “Ballkani i hapur”, përpjekje për të fuqizuar Serbinë në rajon

Arkiva, Lajme, Të fundit
Meta



Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se iniciativa “Ballkani i Hapur” ishte një përpjekje për të fuqizuar dominimin e shtetit të Serbisë në rajon. Madje sipas Metes, “Ballkani i Hapur” ishte një përpjekje për ta paraqitur Kosovën si shtet defunksional dhe destruktiv ndaj iniciativave të tilla.

“Në fund të fundit Ballkani i Hapur ishte thjesht një përpjekje jo vetëm për t’i dhënë një lidership të pamerituar Serbisë dhe Vuçiqit, pasi Ballkani i Hapur ishte një përpjekje për të fuqizuar dominimin e Serbisë në rajon. Nuk ishte një marrëdhënie partneriteti, aspak transparente bazuar në akte, mbi dokumente, mbi vlera, standarde siç është për shembull procesi i Berlinit. Njëkohësisht Ballkani i hapur në gjithë mënyrën si u konceptua ishte një provokim, një përpjekje për të vendosur në cep shtetin e Kosovës dhe për ta bërë atë që të ishte defunksional ose për t’u paraqitur sa më destruktiv ndaj iniciativave të tilla”, – tha Meta në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Sipas Metës, kryeministri Rama ka 11 vite që mban qëndrime me të cilat po provokon sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës. I pyetur se si e vlerëson qëndrimin e Edi Ramës karshi procesit të dialogut Kosovë – Serbi, Meta tha se ky qëndrim nuk është asgjë e re nga Rama.

“Unë nuk mendoj se kemi ndonjë surprizë, u bënë gati 11 vite që në mënyrë të vazhdueshme kemi një koherencë të qëndrimeve që provokojnë pavarësinë e Kosovës, që provokojnë sovranitetin e Kosovës, që provokojnë integritetin territorial të Kosovës, të cilat vënë në pikëpyetje pavarësinë, arritjet e Kosovës, mos të harrojmë një deklaratë shumë e papranueshme ka qenë ajo në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, në Kuvendin e Kosovës ku thonë se ai shikonte të ardhmen bashkimin e dy vendeve ose që të dyja vendet të kishin një vend në Kombe të Bashkuara, një president të përbashkët”, – u shpreh Meta.

Sipas tij, me këtë deklaratë Edi Rama i kishte dhënë një rast presidentit serb, Vuçiq për ta sulmuar Kosovën në arenën ndërkombëtare.

“Pra, që do të thotë që në të ardhmen do të kemi një vend në Kombet e Bashkuara, që do të thotë procesi i njohjes së Kosovës nuk është i nevojshëm, bile edhe ai i tyre që janë bërë deri tani është i tepërt dhe që duket si një deklaratë emocionale por nuk është aspak e tillë. Dhe ndërkohë është si në lojën e volejbollit kur dikush i pason tjetrit për të gjuajtur dhe në rastin konkret kjo ishte kontribut për Vuçiqin i cili i revoltuar i ekspozoi botës që këta kanë një qëllim, ne nuk kemi arsye përse të vazhdojmë këto detyrime që vijnë nga dialogu Serbi – Kosovë për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve dhe dy shteteve”, – deklaroi Meta. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Ja edeh patrioti qe ropi Shqiperine bashke me baxhellen e tij..Rama eshte qelbesire por ti dhe Kerma Sali, nuk duhet te flisni. Lerjani rradhen te rinjve

  2. NOVA YUGOSLAVIJA
    ( Open Ballkan )

    Nese eshte plane Rus !? , atehere si eshte e mundur qe Amerikanet jane Pro ketij plani ! , kur Amerikanet kan kundershtar Rusine .

    TIRANA KUISLINGE – Per Tiranen kuislinge dhe lidershipin e saj te korruptuar , e prostituar , e shitur , eshte nje favor qe te rrijne ne pushtet .

    Open Ballkan eshte pothuajse ngjajshem si ne vitet 1945 – 1948 , vetem me nje dallim , qe nuk jane Kroacia dhe Sllovenia , dhe ky Open Ballkan u projektua ne Jalte te Teheranit marveshja e famshme Rosvelt , Churchill, Stalin .

    Ky projekt Anglo-Amerikan dhe Rus , Tirana kuislinge ishte entuziaste per tu vllazeruar me popujt sllave te Yugosllavise , e ne veqanti me vllezerit serbe , entuziasmi i Tiranes shkoi deri aty , sa derguan edhe brigada per te na shtypur neve ne Kosove.

    Une nuk e besoj qe , as Rama dhe Vucici do mernin iniciativen per te formuar Yugosllavi te re , pa miratimin e SHBA-se .
    SHBA-TE me Rusine po e luajn lojen , kunder Europe’s , per ta gjunjezuar ekonomikisht , me ane te lufterave ne truallin Evropian , lufta ne Ukrain , eshte nxitur dhe sponsorizuar nga Amerika dhe Rusia ne dem te Europe’s, ne kete loje eshte i perfshire edhe Ballkani , dhe ne Shqipetaret si komb , o do kete konflikt te armatosur ne Ballkan , ose Ballkani do mbetet nje Lindje e Afert , ngjajshem , ku kurre paqe nuk do kete .

    Aty ku bejne Marveshje Anglo-Amerikanet , aty kurre paqe nuk ka .

    Ju pershendes nga Dardania 🇽🇰

  3. DARDAN GENI, ASHTU SIC DUNE E JANE SHQIPTARET, PLOTSISHT RREAL E KOHOR.DO KISHA DASHT TI DILJE BALLAS TRADHETARIT TE SOTEM NE SHQIPNI, SE VUCICI KA NJI VELLA, QE QUHET RAMA, ME ZE FIGURE, VEPRIM, MOS VEPRIM.NE SHQIPTARET E KEMI TRADHTARIN BRENDA QE VEGJETON PER SERBINE E MADHE.

    1. Menjane cka bere Meta e Berisha ne te shkuaren, analizat e tyre per Ramutin s’kan dale nga hici. Por jan te bazuara ne llogjike.
      Shume te zgjuar, te dy madje

  4. Armiku i popullit
    Shqiperia ka dy alternativa
    O ballkan i hapur
    O ballkan i mbillur
    Politikanet e shqiperis
    Vet izolohen ballkan i hapur levizje e lire drejtesi rrespektim shoqeror
    Keto presupozon ballksni i hapur
    Duhet te jemi rrealiste
    A kane potence shqipetaret ti vene veton Serbis dhe Greqis Skane Shqipetarrt duhet tu neneshtrohenkushteve wofte shoqerore qofte politike te jetojne ne harmoni me fqinjet
    Me grenje dhe lufte e kane te humbur egzistencen
    Ki esht rrealiteti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *