• |
ide | kryesore

Monica Lewinsky rrëfen problemet e shëndetit mendor gjatë skandalit me Bill Clinton

-Instant, Paparazzi, Slider



Monica Lewinsky ka folur së fundmi mbi problemet rreth shëndetit mendor që  përjetoi në vitet 1990 për shkak të skandalit lidhur me romancën e saj me Presidentin e SHBA së atëhershëm Bill Clinton.

Gjatë një interviste për podcast-in “The Alex Files’, Monica rrëfeu se hetimi mbi skandalin, bëri që të kishte mendime lidhur me vetëvrasjen. Lewinsy shpjegoi se i kishte pyetur avokatët që punonin për këshilltarin e pavarur të atëhershëm Ken Starr se çfarë do të ndodhte nëse do të vdiste.Unë thjesht nuk mund të shihja një rrugëdalje nga ajo situatë. Dhe mendova se ndoshta kjo ishte zgjidhja. Si nuk kishte një protokoll? Kjo është një pikë ku supozohet të sillni një psikolog ose, e dini, diçka të tillë”, u shpreh ajo.Gjithashtu Monica tregoi se filloi të vizitonte një psikiatër, një veprim ky që e ndihmoi atë të kalonte situatën.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *