• |
ide | kryesore

U arrestuan për korrupsion, gjykata lë në burg dy punonjësit e burgut të Reçit

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata ka vendosur ditën e sotme masën e sigurisë  “Arrest me burg” për dy punonjësit e burgut të Reçit, Arnaldo Hoxha dhe Mario Laloshi.  Arrestimi i këtyre dy personave është bërë dy ditë më parë, ku bashkëshortja e Martin Tushes, i cili vuan dënimin në Reç i akuzoi për korrupsion. Sipas gruas, dy punonjësit kanë kërkuar para nga një i burgosur në këmbim të disa shërbimeve.

Pas publikimit të videos, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja firmosi urdhrin për pezullimin e të dy punonjësve nga detyra dhe fillimin e hetimit administrativ ndaj tyre

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *