• |
ide | kryesore

Sqarimi i pikëpyetjeve/ Sa mund ta shtyjë Berisha ‘arrestin në shtëpi’ dhe a rrezikon ‘arrestin me burg’

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Prokuroria iu drejtua me një shkresë Kuvendit të Shqipërisë për t’i hapur rrugë që ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha të merret masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Kjo erdhi pasi Sali Berisha nuk e njohu autoritetin e Gjykatës së Posaçme që caktoi ndaj tij masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dy herë në muaj para një oficeri të policisë gjyqësore apo një oficeri të BKH-së me pretendimin se nuk ishte zbatuar Kushtetuta.

Tani, sipas ligjit, do të mblidhet Këshilli për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet, e cila do të zhvillojë seancë ku do të dalë edhe vetë Berisha, ose avokatët e tij. Maksimumi që mund të shtyhet vendimi për “arrestin në shtëpi” është sa ç’e parashikon procedura. Sipas procedurës do të duhet të mbyllet brenda një afati 15-ditor dhe pas miratimit në seancën parlamentare të kërkesës, atëherë Gjykata do të shqyrtojë kërkesën për masën e re të sigurisë, atë të “arrestit në shtëpi”.

Në rastet kur  Berisha nuk e zbaton edhe këtë masë sigurie, automatikisht sipas procedurës, prokurorët mund të kërkojnë një masë tjetër sigurie, atë të “Arrestit me burg”. Por Berisha deklaroi sot se do të zbatojë vendimin e Parlamentit dhe se ai ishte për zbatimin e Kushtetutës.

Prokurorët Enkelejda Millonai dhe Arben Kraja thonë në kërkesë se janë të detyruar të kërkojnë këtë masë, pasi Berisha nuk e ka zbatuar masën e mëhershme, atë të detyrimit me “paraqitje”.



8 Comments

  1. Merrni furi nga mali
    Dhe me indietro …
    Pirdhni Berishes te kari.
    Bushtra patronazhiste rropqire e pragqire te degjeneruar.

  2. Merrni furi turruni nga mali
    Dhe me indietro …
    Pirdhni Berishes te kari.
    Bushtra patronazhiste rropqire e pragqire te degjeneruar.

  3. Po është legjitime të bëhet kërkesë tani pasi morën një vendim kundra kushtetutës më parë.Apo të rrojë partia dhe shoku Edver!!! Komunistët nuk ndalen në ekstremitetet e tyre aq më tepër që kanë mburojë komunistët amerikanë!!!

  4. Kur njeriu nuk e kupton kohen keshtu telendiset. Babezia e Berishes per pushtet dhe para e detyroi USA dhe SPAKU-n te marre keto masa. Tani do ta shpetoj Gazi.

  5. Kur te vjen pleqeria nga koka keshtu perfundon. Te kishte qendruar ne pleqerin e vete ne 2013 dhe te mos e kishte percare PD nuk do te kishte perfunduar keshtu.

  6. Ndryshimi i masës së sigurisë nga “Detyrim paraqitje” në “Arrest shtëpie” vjen pas refuzimit të ish-kryeministrit për të zbatuar vendimet e Gjykatës.

    Berisha ka deklaruar se do ta zbatojë vendimin nëse Parlamenti voton për heqjen e imunitetit të tij.Ej o komentuesa e ka kuptuar dhe Gimmmmi i serbit salih UrraaAAA te shqupi feste sot per cecenin Gimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *