• |
ide | kryesore

Pas prangosjes së drejtorit të ARRSH-së Evis Berberi, arrestohen edhe 2 biznesmenë

Lajme, Të fundit



Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi është arrestuar mbrëmë me urdhër të SPAK-ut. Pas tij, janë firmosur edhe 2 urdhër-arreste me burg për biznesmenët Valter Begaj dhe Ervis Lame. Berberi është arrestuar pasi akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion pasiv. Ai ka qenë deri dje në krye të detyrës, ndërsa në mbrëmje u njoftua dorëheqja e tij. SPAK nisi javët e fundit hetim ndaj Berberit, për çështjen e shitjes së një kompanie në vitin 2018.

Ndërkohë Ervis Lame rezulton të jetë administrator i kompanisë DAAM, kompani supervizimi punimesh, e cila aktualisht është në pronësi 100% të Valter Begajt. Kjo kompani më parë ka qenë në pronësi të Evis Berberit. SPAK dyshon thotë se kemi të bëjmë me një shitje fiktive të kompanisë nga Berberi, pasi ai do të emërohej drejtor i Agjencisë së Eficiencës së Energjisë si dhe koordinator i projektit për punimet që u zhvilluan në Spitalin e Ri Rajonal Memorial në Fier, para se të bëhej drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar në qershor 2021.



9 Comments

  1. Mbikqyrjet jane korrupsioni me vari lesht qe eshte bere ne arrsh. Jan dhene tendera mln euro duke skualifiku 10 operatore per budallalleqe por ato kan qene porosi te pjeshkes dhe si permend njeri.

  2. Fatmir Mediu kundër Berishës e Bardhit: Duhet të bashkohemi me Bashën, ai ka 10 deputetë. Deri dje e shihnin si idhull Lulin,fat miri e kupton lojen qe po pregatisin amerikanet,por dhe rama i bleu me miliona euro rithemelimin e salihut,i ka thene salihut sakrifiko qendro fort te ballokoni dhe me gazin e rregulloj une.Shpellkare tani bjerini me dore tirane-durres se salihu nuk ju llogarit me revolucioni fitoje.

    1. Dakort por problemi është se a do Basha të bashkohet or10:40!!!
      Sepse ndoshta ka gjet rehat me Ramën. Te ai i del qari!!!

    2. O kar i ores 10:40 , ktu po llafoset per hajdutet e pangopur te rilindjes . Ti si rrot kari qe je mendjen vetem te Sala e te Pd e ke akoma . O rrot kari.

  3. Te akuzosh drejtorin e ARRSH-se per shitje fiktive te nje kompanise supervizioni qe ka pasur (dhe ndoshta e ka) ne pronesi eshte njesoj sic u akuzuan ish bllokmenet per kafe. Keta te rrugeve (me urdher te Beles dhe Skenderbeut) bejne kerdine ne tendera rrugesh. I njejti skenar si ai i Sekretares se Pergjithshme te Ministrise se Shendetesise (e denuan per 3 milione leke te vjetra korrupsion) ose i Zv. Ministres se Brendeshme (per nje celular dhe arke me peshk), drejtesi me rregji: denojme peshqit e vegjel per gjera te vogla dhe i raportojne si statistika qe edhe nderkombetaret (ambasadoret) te dalin te lare me reformen per te cilen dolen garant dhe ne fund u doli nje fllucke sapuni. Korrupsioni jo vetem qe nuk u zhduk por po lulezon perdite e me teper.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *