• |
ide | kryesore

Lucas Hernandez ka 10 ditë për të evituar burgun në Spanjë: Bayern pret në ankth

-Instant, Sport



Mbrojtësi francez i Bayern Munich, Lucas Hernandez, i dënuar për mosrespektimin e kufijve të vendosur nga gjykatësit pas një rasti të dhunës në familje, ka afat deri më 28 tetor për të hyrë vullnetarisht në burg në Spanjë, gjithnjë nëse apeli i tij nuk miratohet në kohë për të shmangur burgosjen. I thirrur nga një Gjykatë e Madridit për t’u informuar për urdhrin e tij të burgosjes, 25-vjeçari është paraqitur rregullisht, por ndërkohë ka apeluar kundër burgimit.

Megjithatë, mbetet për t’u përcaktuar nëse organizmi i ngarkuar për ta marrë në pyetje do të vendosë në kohë për të shmangur dënimin e tij. Lucas Hernandez dhe partnerja e tij, tani gruaja, Amelia Lorente, u dënuan të dy për dhunë në familje në shkurt 2017 pas një zënke mes tyre. Asnjëri nuk kishte bërë ankesë kundër tjetrit, por të dy u akuzuan nga prokurori spanjoll. Lojtari i atëhershëm i Atletico Madrid dhe partnerja e tij ishin dënuar secili me 31 ditë punë në shërbim të komunitetit.

Ata gjithashtu u urdhëruan të mos shiheshin për gjashtë muaj. Katër muaj më vonë, megjithatë, Hernandez u arrestua në një aeroport të Madridit. Ai ishte në shoqërinë e gruas, e cila nuk u arrestua pasi urdhri i saj i ndalimit ende nuk ishte njoftuar zyrtarisht. Ata po ktheheshin në Spanjë, pasi ishin martuar në SHBA dhe çifti që atëherë ka një fëmijë. Hernandez u dënua me gjashtë muaj burg në vitin 2019, një dënim që ai e kishte kundërshtuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *